Dieta ushqimore për të përmirësuar potencën seksuale
Nga Gerald Kola, konsulent mjekësor
Disa orientime për të përmirësuar potencën seksuale me anë të dietës ushqimore dhe bimëve.
Minerali i parë dhe më i fuqishëm është zinku, zinku është karburanti në këtë rast, që rrit potencën seksuale, zinku është minerali kryesor në prodhimin e spermatozoidëve. Numri i vogël i spermatozoidëve vjen nga mungesa e zinkut.
10-15 mg zink në ditë është mjaftueshëm, zinku gjendet në mishërat e kuq, në të verdhën e vezës, në gjallesat detare, si peshku, midhja që njihet për rritjen e potencës seksuale, gjithashtu gjendet në bimë si fasulja, bajamet, arrat, gruri, etj.
Disa prej bimëve që japin ngrohjen seksuale.
Speci i kuq rrit fuqishëm qarkullimin e gjakut, qepa dhe hudhra përmbajnë squfur i cili largon mbeturinat e gjakut, përmison spermatozoidët, bananet rrisin energjinë e trupit, hithra, mjaltë me kanellë, rrepat e kuqe rrisin oksidin nitrik, avokado rrit prodhimin e hormonit seksual.
Mos harroni zinku gjithnjë i parë, dhe midhjet plot me zink.

Leave a Reply