Çfarë aktivitetesh bën një baba i ri me fëmijën?
Në vendin tonë është krijuar ideja se ka më shumë vajza që janë nëna në moshë të re sesa djem të rinj që janë bërë baballarë. E vërteta është se ky fenomen prek më shumë vajzat por është i pranishëm edhe tek gjinia tjetër. Këshilla e një babai të ri për të gjithë etërit e rinj është që të përdorin masa mbrojtëse dhe të planifikojnë familjen. “Këshilla ime e vetme është të veshin kondom në qoftë se nuk duan të bëhen prindër në moshë të re. Nëse duan të bëhen prindër të sigurohen se kanë para të mjaftueshme. Prisni derisa të jeni plotësisht të gatshëm para se të keni fëmijën tuaj të parë”, thotë 22 vjeçari nga Dibra për Jo Tabu.
22 vjeçari na tregon se çfarë aktivitetesh bën me fëmijën një baba në moshën e tij. “Diçka mund t’jua them me siguri, tani koha është shumë e vlefshme dhe e shtrenjtë. Duhet të kujdesem për fëmijën dhe familjen. Bashkë luajmë shumë në kopsht. Luaj me të në ambiente të mbyllura, shkojmë në park, çfarëdo që fëmija im do të bëjë. Përpiqem t’i qëndroj pranë në kohën e lirë dhe pas punës edhe pse ndonjëherë e kam të vështirë”, thotë ai. Ditën e kalon në punë si mekanik në servisin që ka ngritur vitin e fundit.

Leave a Reply