4 simptoma të gonorreas që nuk duhet t’i injoroni
Lajme të këqija: Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vitet e fundit janë shtuar rastet me infeksione seksualisht të transmetueshme. Të dhënat tregojnë se janë dyfishuar rastet me gonorrea nga viti 2016 në vitin 2017.
Fatmirësisht, gonorrea mund të trajtohet me antibiotikë brenda pak ditësh. Por, nëse lihet pa trajtuar, infeksioni mund të përhapet në skrotum, prostatë ose, më rrallë, në gjak.
Ja cilat janë 4 shenjat që paralajmërojnë për prekje nga gonorrea te meshkujt.
Rrjedhje nga organi gjenital
Rrjedhja nga penisi është deri tani shenja më e zakonshme e këtij infeksioni. Sipas ekspertëve, kjo simptomë shfaqet brenda dy javësh pasi një djalë apo burrë është infektuar. Ngjyra dhe konsistenca variojnë, megjithatë, asnjë lloj rrjedhje nga penisi nuk është normale.
Kruajtje dhe acarim të të pasmeve
Gonorrea mund të prekë edhe rektumin, duke shkaktuar kruajtje në pjesën anale dhe zhvillim të hemorroideve. Disa njerëz mund të zhvillojnë edhe diarre ose kanë dhembje kur jashtëqitin.
Dhembje fyti
Është e rëndësishme të dini që mund të prekeni nga gonorrea edhe nga seksi oral. Shumë njerëz që zhvillojnë këtë lloj të gonorreas nuk shfaqin simptoma. Megjithatë, disa mund të përjetojnë dhembje fyti ose ënjtje të nodujve limfatikë.
Dhembje ose ënjtje
Disa djem mund të mos shfaqin që në fillim simptoma kur infektohen nga gonorrea. Por, pasi infeksioni fillon të përhapet në pjesët e tjera, si në skrotum apo testikujt, ata mund të zhvillojnë epididiemi, që shoqërohet me dhembje.
Burimi: Men’s Health / JoTabu.al

Leave a Reply