A është normale të shtosh në peshë gjatë ciklit menstrual deri në 3 kilogramë ?
‘Femrat mund të shtojnë deri në tre kilogram gjatë ciklit’, thotë gjinekologia Natasha Johnson për Women’s Health. Nuk është një fiksim i kotë por në të vërtetë vajzat dhe gratë shtojnë në peshë gjatë menstruacioneve. Përse ndodh një gjë e tillë? Ka disa arsye të cilat pasi t’i lexoni do bindeni se shtimi në peshë iu ka ndodhur në disa raste edhe ju.
Hormonet, janë të mëdha përpara ardhjes së menstruacioneve. Niveli i estrogjenit në trupin e femrës është në pikën më të lartë. Për shkak të niveleve të larta të hormonit femëror, trupi priret të grumbullojnë lëngje, të cilat shkaktojnë fryrje. Por pas periodave shfryheni dhe kthehei në normalitet, të paktën kështu ndodh zakonisht me përjashtim të ndonjë shembulli.
Gjatë fazës së dytë të periodave, ngrihet niveli i progresteronit, i cili shkakton përsëri grumbullimin e ujit, si edhe fryrjen e gjoksit.
Nepsi përpara dhe gjatë periodave është më i madh se në ditët e tjera. Doni të hani shumë gjëra.
Gjatë këtyre ditëve ne kemi neps për çfarëdolloj gjëje, natyrisht, përveç disa sallatrave ose ushqimeve. Dhe ushqimet që na pëlqejnë më shumë janë përgjithësisht të thata, shumë të kripura ose shumë të ëmbla.
Natyrisht që periodat shkaktojnë këputje dhe dembelizëm. Gjatë ditëve të ciklit je e pafuqishme. Kjo ndjesi të shoqëron gjatë ciklit zakonisht. Prandaj femrat bëhen dembele për të ecur apo për të shkuar në palestër gjatë kësaj periudhe. Por duhet të dini se duke mos djersitur, nuk e lehtësoni trupin nga ujërat e tepërta.

Leave a Reply