Kur mund të përdoret pilula e emergjencës dhe a ka pasoja shëndetësore?
Përgjigjet Dr. Elton Peci, mjek obstetër – gjinekolog
Kontracepsioni i urgjencës përdoret:
Kur nuk përdoret një tjetër metodë.
Në rast të dështimit të metodave të ndryshme kontraceptive ose në përdorim jo korrekt të tyre:
- Çarje të prezervativit, rrëshqitje të tij.
- Në rast harrimi të 3 ose më shumë tableta kontraceptivi oral.
- Bërjes me vonesë mbi 2 javë të injeksionit të norethisterone enanthate (NET-EN).
- Bërjes së injeksiont të Depo-Provera me vonesë deri 4 javë.
- Zhvendosje, çarje, grisje ose heqje parakohe e diafragmës, ose e kupës cervikale.
- Zhvendosje, vonesë në vënien, ose heqje e hershme e unazës homonale apo patch-it në lëkurë.
- Ejakulacion në vaginë apo në vulvë.
- Llogaritja gabim e ditëve fertile.
- Flakja organike e DIU, apo implanteve hormonale.
- Në rast përdhunimi, kur gruaja nuk përdor metoda të tjera mbrojtëse.
Kontracepsioni i urgjencës nuk duhet përdorur në mënyrë të rregullt si metodë kontraceptive, për shkak të efikasitet të ulët dhe shkallës së lartë të dështimit si metodë. Marrja e vazhdueshme e tyre jep çrregullime të ciklit menstrual.
Këto pilula kanë edhe efekte anësore, si: infeksion, flakja nga organizmi apo përforacioni (çarja e mitrës). Përdorimi i pilulave të urgjencës mund të shoqërohet me të përziera, të vjella, ndryshime në ardhjen e ciklit, dhimbje të gjoksit, lodhje, dhimbje koke, dhimbje barku. Nëse efekti i tyre dështon, nuk përjashtohen mundësitë për barrë jashtë mitre./JoTabu.al

Leave a Reply