Si vendoset prezervativi?
Prezervativi është një metodë kontracepsioni. Prezervativ është një mbështjellëse e hollë gome për penisin. Ai kap spermën kur një burrë ejakulon. Prezervativët janë të disponueshëm në madhësi të ndryshme, në varësi të trashësisë së penisit. Prezervativi nuk duhet të jetë shumë i ngushtë ose shumë i gjerë.
Si të vendosni një prezervativ?
Vendosni një prezervativ para penetrimit. Bëjeni në mënyrën e mëposhtme:
- Kontrolloni që data e skadimit nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.
- Griseni qesen duke e hapur te çarja. Mos e hapni me gërshërë, thikë ose me dhëmbë, dhe bëni kujdes me thonjtë e gjatë të duarve. Prezervativi mund të çahet.
- Tërhiqni mbrapa lafshën nëse penisi nuk është bërë synet. Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit. Penisi duhet të jetë i ngritur (ereksion).
- Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni poshtë prezervativin mbi tërë penisin, kështu ai nuk do të hiqet.
- Hiqeni prezervativin nga penisi pas ejakulacionit. Bëjeni këtë gjatë kohës që penisi është ende i fortë.
- Mbajeni prezervativin nga buza dhe sigurohuni që të mos derdhet sperma.
- Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.

Kontrolloni që data e skadimit nuk ka kaluar ende. Përdorni vetëm prezervativë me etiketën e cilësisë CE në paketim.

Griseni qesen duke e hapur te çarja.

Shtypni majën e prezervativit për të lënë hapësirë për spermën dhe vendosni prezervativin në majë të penisit.

Sigurohuni që buza e mbështjelljes së prezervativit është nga jashtë. Rrotulloni poshtë prezervativin mbi tërë penisin kështu ai nuk do të hiqet.

Prezervativi është gati për përdorim.

Hiqeni prezervativin nga penisi pas ejakulacionit. Bëjeni këtë gjatë kohës që penisi është ende i fortë.

Mbajeni prezervativin nga buza dhe sigurohuni që të mos derdhet sperma.

Lidheni nyje prezervativin. Kjo pengon derdhjen e spermës. Hidheni prezervativin e përdorur në një kosh plehrash.
Përdoreni prezervativin vetëm njëherë.
Mos përdorni 2 prezervativë në të njëjtën kohë. Prezervativët mund të çahen.
Përdorni vetëm lubrifikues me bazë uji në prezervativ.
Burimi: Zanzu / JoTabu.al

Leave a Reply