Si ndikon pesha tek periodat?
Cikli menstrual i femrave të ndryshme dallon në kohën që zgjat dhe intensitetin e tij thotë Alyssa Dweck, një asistente profesore e obsetrikë-gjinoekologjisë dhe shkencave të riprodhimit në Mount Sinai School of Medicine. Një cikël normal zgjat 21 deri 35 ditë ndërsa periodat 2 deri në 7 ditë.
Dweck thotë se në përgjithësi femrat që janë mbipeshë, janë të prirura për të pasur perioda më të parregullta dhe të dhimbshme. Kërkimet tregojnë se kjo lidhet me faktorët hormonal të tilla si sasia e insulinës dhe estrogjenit.
“Ne do të shohim femra me çrregullime të të ngrënit ose që janë atlete dhe kanë indeksin e masës së trupi 18 ose 19-të që u ndërpriten periodat,” thotë Dweck. Disa teori thonë se kjo është mënyra e natyrës për të parandaluar shtatëzëninë gjatë periudhës së stresit. Më pas mungesa e periodave do të bëjë që të prodhohet më pak estrogjen i cili ndikon tek kockat duke shkaktuar osteoporozën.

Leave a Reply