Pyet specialistin: Kam sekrecione të bardha me erë të keqe, cilat janë shkaqet?
Kam sekrecione të bardha me erë të keqe. Cilat mund të jenë shkaqet?
Kjo është një pyetje interesante dhe me vlerë për t’u shpjeguar. Femrat prodhojnë sekrecione vaginale që janë si të tejdukshme ose pak të turbullta, nuk janë irrituese dhe nuk kanë erë. Të gjitha gratë në moshën riprodhuese, që janë edhe në gjendje të mirë shëndetësore, kanë sekrecione vaginale, sidomos gjatë ovulacionit.
Ky lloj sekrecioni, që njihet si sekrecial normal vaginal, mund të ndryshojë sasinë dhe konsistencën e tij, megjithatë nuk duhet ngatërruar me sekrecionin patologjik apo infektiv. Vaginoza bakteriale është një infeksion që zhvillohet për shkak të pranisë së baktereve të ndryshme në vaginë, të cilat prishin balancën bakteriale vaginale. Disa nga faktorët e rrezikut janë: përdorimi i larësve të ndryshëm për vaginën apo marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Një mbjellje e sekrecioneve do e përcaktonte më së miri shkakun e tyre.
Shpesh herë femrat bëjnë vetëmjekim duke bërë shumë dëm në florën normale vaginale ose, sikurse njihet, ekosistemi vaginal që është e shëndetshme dhe duke shkatërruar këtë florë normale rrit prirjen për infeksione të mëvonshme./JoTabu.al

Leave a Reply