Shtatzënia në adoleshencë, pasojat shëndetësore
- Rreth 16 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç dhe 2.5 milionë vajza nën moshën 16 vjeç sjellin në jetë fëmijë çdo vit në vendet në zhvillim.
- Komplikacionet gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës janë shkaku kryesor i vdekjes së vajzave të moshës 15-19 vjeç në të gjithë botën.
- Çdo vit, rreth 3.9 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç i nënshtrohen aborteve të pasigurta.
- Nënat adoleshente (të moshave 10-19 vjeç) përballen me rreziqe të larta të eklampsisë dhe infeksioneve sistemike.
Shtatzënitë në adoleshencë janë një problem global që përfshin të gjitha shtetet, si ato me të ardhura të larta, të mesme apo të ulëta. Në të gjithë botën, shtatzënitë në adoleshencë priren të ndodhin më shumë tek grupet e margjenalizuara, të karakterizuar zakonisht nga varfëria dhe mungesa e arsimimit dhe mundësive për t’u punësuar.
Për disa adoleshente, shtatzënia dhe lindja e fëmijës janë të planifikuara dhe të dëshiruara. Në disa raste, vajzat përballen me presionin social për t’u martuar dhe lindur fëmijë/ 23 milionë gra të moshës 15-19 vjeç në vendet në zhvillim nuk i plotësojnë nevojat për metodat moderne të kontracepsionit. Si rezultat, gjysma e shtatzënisë tek vajzat 15-19 vjeç në rajonet në zhvillim vlerësohen të jenë të paparamenduara.
Në disa raste, vajzat adoleshente e kanë të pamundur që të refuzojnë kryerjen e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë ose me detyrim, prandaj në shumicën e rasteve ato kryejnë marrëdhënie pa masa mbrojtëse. Dhuna seksuale është e përhapur zakonisht te vajzat adoleshente: rreth 20% e vajzave në të gjithë botën përjetojnë abuzim seksual në fëmijëri dhe adoleshencë.
Pasojat shëndetësore
Shtatzënia në adoleshencë mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë së nënave dhe foshnjave. Komplikacionet në shtatzëni dhe gjatë lindjes së fëmijës janë shkaqet kryesore të vdekjes së vajzave të moshës 15-19 vjeç në të gjithë botën, ku në vendet me ardhura të mesme dhe të ulëta zënë 99% të vdekjeve të nënave të moshës 15-49 vjeç.
Nënat adoleshente (të moshave 10-19 vjeç) përballen me rreziqe të larta për zhvillimin e eklampsisë dhe infeksioneve të rënda, si endometritë, krahasuar me vajzat e moshës 20-14 vjeç. Gjithashtu, rreth 3.9 milionë aborte të pasigurta ndodhin çdo vit tek vajzat e moshës 15-19 vjeç. Nevojat emocionale, psikologjike dhe sociale të vajzave adoleshente shtatzënë mund të jenë edhe më të larta se ato të grave të tjera.
Lindja e fëmijës në moshë të re mund të rrisë rreziqet për të sapolindurit, si dhe për nënat e reja. Në vendet me të ardhura të ulëta e të mesme, foshnjat e lindura nga nënat nën 20 vjeç përballen me rreziqe të larta të lindjes së parakohshme dhe nënpeshë, si dhe gjendje të tjera neonatale të rrezikshme.
Burimi: WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë) / JoTabu.al

Leave a Reply