Pyet Mjekun: Çfarë analizash dyhet të kryejë për çrregullimin hormonal?
Si mund të veproj kur kam çrregullime hormonale. I kam bërë disa analiza dhe testosteroni më ka dalë nën normë. Ju lutem tek cili mjek më këshilloni që të shkoj?
Përgjigjet dr. Blerti Cami, mjek gjinekolog pranë maternitetit “Koço Gliozheni”
Trajtimi është në bazë të rezultatit të hormoneve dhe ankesave specifike (cili hormon është nën normë). Sa për testosteronin, ka dy lloje analizash. Testosteroni total dhe ai i lirë. Testosteroni i lirë është më i sakti dhe është pikërisht ai që duhet të bëni. Megjithatë, testosteroni i lirë i ulët pa probleme të hormoneve të tjerë është e pamundur, ndaj një vlerësim i saktë nga mjeku specialist është i nevojshëm.

Leave a Reply