Pyet mjekun: Kam cikël menstrual të çrregullt, çfarë mjekimi mund të përdor?
Jam 17 vjeçe. Prej 2 javësh kam gjakderdhje të vazhdueshme të ciklit. Kam marrë një medikament i cili quhet Methylergometrin. Nuk kam bërë vizitë tek mjeku gjinekolog. A mundeni të më këshilloni diçka?
Përgjigjet dr. Blerti Cami, mjek gjinekolog pranë Maternitetit “Koço Gliozheni”
Methylergometrina vepron duke tkurrur mitrën . Efekti i saj është i kufizuar në çrregullimet e ciklit. Së pari duhet të bëni një ekografi gjinekologjike. Nëse ajo del pa probleme të veçanta, atëherë një trajtim i shkurtër me medikamente të grupit të kontraceptivëve është efikas.

Leave a Reply