Pyet Mjekun: Kam zgjerim kanalesh dhe infeksion në gjoks, çfarë duhet të përdor?
Kam operuar gjoksin para 3 vitesh, zgjerim kanalesh dhe me infeksion. Tani kam përsëri zgjerim kanalesh dhe me 2 gjëndra infeksioni. Kam përdorur antibiotik, por nuk më kanë bërë gjë. Gjithashtu kam mpirje krahu, shumë dhimbje nën sqetull. Doktoresha më ka thënë që gjëndrat thahen vetë kur të shkosh në moshën 50 vjeçe, por unë tani jam 35 vjeçe. Çfarë më sugjeroni që të bëj dhe të veproj.
Përgjigjet dr. Blerti Cami, mjek gjinekolog pranë maternitetit “Koço Gliozheni”
Nëse keni infeksion, trajtimi i linjës së parë janë antibiotikët. Nëse ata nuk bëjnë efekt, ndoshta duhet të provoni një linjë tjetër antibiotikësh. Nëse ka mbledhur dhe ka grumbulluar qelb, atëherë duhet drenuar (zbrazur) kirurgjikalisht.

Leave a Reply