Raportet seksuale në shtatzëni, mitet që duhen zhdukur
Përshtati në shqip: Ilma Lamçe
Mund të kryesh marrëdhënie seksuale në shtatzëni? Seksi mund të dëmtojë fëmijën? A e ndjen fëmija?
Ka disa mite të rreme për marrëdhënien seksuale gjatë shtatzënisë,rezultat i besimeve popullore që janë konsoliduar me kalimin e kohës dhe që nuk kanë asnjë bazë shkencore.
Në përgjithësi , nëse nuk ka kushte të veçanta të rrezikut, të vlerësuara nga mjeku, seksi nuk ka ndikime negative gjatë shtatzënisë, por e kundërta, të mbash intimitetin në një gjendje të ëmbël, ndihmon në harmoninë e çiftit dhe mund të ndihmojë në humorin dhe qetësinë e gruas shtatzënë.
Në shtatzëni është më mirë të kufizoni raportet seksuale …sepse mund të dëmtojë fëmijën ose mund të abortoni. False, në të dyja rastet. Fetusi mbrohet nga lëngu amniotik në mitër, si dhe nga muskujt e fortë të vetë mitrës. Aktiviteti seksual nuk do të ndikojë tek bebi.
A mund të shkaktojë abort seksi gjatë shtatzënisë?
Nëse nuk është i ndaluar nga mjeku,seksi nuk e rrit rrezikun për abort. Ndonjëherë mendohet se kontraktimet e vogla që ndodhin gjatë orgazmës ose pas marrëdhënieve seksuale mund të jenë të rrezikshme; në fakt, në një shtatzëni fiziologjike që nuk paraqet situata të veçanta rreziku, nuk shkaktohen dëme. Shumica e aborteve ndodhin sepse fëmija nuk po zhvillohet normalisht.
Por, kur raportet seksuale janë të dëmshme në shtatzëni?Rreziqet më të zakonshme janë kërcënimet për abort, abortet spontane të mëparshme, këputje e parakohshme e membranave dhe të gjitha situatat që vlerësohen të rrezikshme nga mjeku gjatë kontrolleve rutinë. Nëse keni dyshime, gjinekologu ose mamia juaj do të jetë në gjendje t’ju japë të gjitha informacionet dhe këshillat për çdo masë paraprake që duhet të ndërmerrni.
A dëgjon fëmija?
Një tjetër besim popullor është se fëmija mund të përjetojë disi marrëdhënien seksuale midis nënës dhe babait, duke mbetur i traumatizuar. Seksi gjatë shtatzënisë nuk përfshin ndonjë dëm psikologjik të fëmijës; madje ndodh e kundërta, çlirimi i endorfinës dhe mënyra si ndjehet femra pas marrëdhënies provokojnë ndjenja pozitive edhe te fetusi.
Gruaja shtatzënë nuk ndjen kënaqësi gjatë marrëdhënieve seksuale
Një tjetër mit i rremë që duhet të shpërfillet. Shtatzënia nuk ndikon negativisht në kënaqësinë e grave, sidomos në tremujorin e dytë, e kundërta është e vërtetë. Megjithatë, faktorët psikologjikë si ankthi dhe tensioni, mund ta bëjnë më të vështirë qasjen e partnerit, situatë të cilat mund të kapërcehen duke folur me partnerin dhe duke ndjekur një kurs së bashku.
Afrimiteti me partnerin gjatë shtatzënisë ndihmon në ruajtjen e intimitetit edhe pas lindjes së foshnjës, kur do të ndodhin edhe ndryshime më të rëndësishme që mund të shqetësojnë jetën e çiftit

Leave a Reply