Metodat Kontraceptive
Metodat “penguese” të kontracepsionit parandalojnë spermatozoidët të arrijnë vezën. Ato formojnë një pengesë fizike dhe janë:
- prezervativi: Prezervativi është një metodë e kontracepsionit modern. Prezervativi është një mbulesë e hollë gome për penisin. Ai ndalon spermën të dalë jashtë kur një burrë ejakulon. Prezervativët janë të disponueshëm në madhësi të ndryshme, në varësi të trashësisë së penisit. Prezervativi nuk duhet të jetë shumë i ngushtë ose shumë i gjerë.
- prezervativi femëror: Prezervativi femëror është një metodë e kontracepsionit modern. Prezervativi femëror është një xhep gome. Xhepi ka një unazë elastike në të dy anët: një unazë të hollë të jashtme dhe një unazë të trashë të brendshme. Ai mban brenda spermën kur një burrë ejakulon.
- diafragma: Diafragma është një metodë e kontracepsionit modern. Diafragma është një kësulë silikoni me gjerësi maksimale prej 8,5 cm. Ajo mbulon hyrjen e spermatozoidëve për në mitër (qafën e mitrës) dhe parandalon që ato të arrijnë vezën. Mund të këshilloheni paraprakisht me një mjek për masën dhe vendosjen e diafragmës.
Metoda me hormone
Hormonet kanë një efekt në mënyrën se si punojnë organet seksuale të gruas dhe e
bëjnë të pamundur për spermatozoidet të fekondojnë një vezë. Ato janë:
- pilula kontraceptive: Pilula kontraceptive është një metodë e kontracepsionit modern. Ajo është zakonisht një paketë që përmban 21 ose 22 pilula. Ndonjëherë ajo përmban 24 ose 28 pilula. Ka paketime të ndryshme (ngjyra të ndryshme, drejtkëndore, të rrumbullakëta). Ajo përmban 2 hormone. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Ato gjithashtu e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër.
- unaza vaginale: Unaza vaginale është një metodë e kontracepsionit. Unaza vaginale është një unazë e hollë, elastike e bërë prej plastike. Përmban të njëjtët hormone si pilula kontraceptive. Këto hormone parandalojnë ovulacionin. Gjithashtu ata e bëjnë më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezën.
- pajisja IUD hormonale: Pajisja IUD hormonale është një metodë e kontracepsionit modern. Pajisja IUD hormonale është një tub plastik në formë T-je. Ai përmban 1 hormon.
- implanti kontraceptiv: Implanti kontraceptiv është një metodë e kontracepsionit. Implanti kontraceptiv është një shufër elastike plastike në madhësinë e një shkrepëse. Ai përmban 1 hormon. Ky hormon parandalon ovulacionin. Gjithashtu ai e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe të arrijnë vezën.
- injeksioni kontraceptiv: Injeksioni kontraceptiv është një metodë e kontracepsionit modern. Injeksioni kontraceptiv përmban 1 hormon. Hormoni parandalon një vezë të bëhet gati për ovulacion. Gjithashtu ai e bën më të vështirë për spermatozoidet të futen në mitër dhe parandalon implantimin e një veze.
Metodat e futura në mitër nga një mjek
Një mjek vendos këto metoda të kontracepsionit brenda mitrës së gruas:
- pajisja IUD hormonale: Pajisja IUD hormonale është një metodë e kontracepsionit modern. Pajisja IUD hormonale është një tub plastik në formë T-je. Ai përmban 1 hormon.
- pajisja IUD prej bakri: Pajisja IUD prej bakri është një metodë e kontracepsionit. Pajisja IUD prej bakri është një tub plastik në formë T-je me një fije bakri të lidhur rreth tij. Besohet se bakri ndalon spermatozoidet të lëvizin. Pajisja IUD parandalon implantimin e një veze.
Metoda natyrale
- Moskryerja e marrëdhënies seksuale. Megjithatë, është e natyrshme për njerëzit të bëjnë seks.
- Të mos bëni seks kur një grua është në ditët e saj pjellore. Megjithatë, është e vështirë të dini se në cilën ditë një grua mund të mbetet shtatzënë.
- Tërheqja e penisit para se burri ejakulon. Është e vështirë të dihet saktësisht se kur mashkulli ejakulon. Para se të ejakulojë, burri mund të humbasë pak lëng, që mund të përmbajë spermatozoide.
- Ushqyerja me gji e një foshnje:
o Metoda e ushqyerjes me gji funksionon vetëm gjatë 6 muajve të parë.
o Gruaja duhet ekskluzivisht të ushqejë me gji foshnjën. Foshnja nuk pi asgjë përveç qumështit të gjirit.
Këto metoda janë të vështira për t’u përdorur siç duhet. Ju mund të mbeteni shtatzënë nëse nuk i përdorni ato siç duhet. Nëse nuk keni në plan për të bërë fëmijë, duhet të konsideroni përdorimin e metodave modern kontraceptive. Pyesni një mjek për këshilla të specializuara.
Kontracepsioni i përhershëm
Sterilizimi është kontracepsion i përhershëm. Një mjek kryen një operacion mbi burrin
apo gruan për të parandaluar spermatozoidet të arrijnë vezën.
Të përgjegjshëm së bashku
Të dy partnerët ndajnë përgjegjësinë për kontracepsionin. Flisni me partnerin tuaj rreth
metodave kontraceptive dhe vendosni së bashku me mjekun për metodën më të përshtatshme për ju si çift.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore – foto shkrepur për portalin Jo Tabu

Leave a Reply