Pyet mjekun: A ndikon pilula e urgjencës në përshpejtimin e menopauzës?
Përshëndetje! Nënës time i është ndërprerë cikli menstrual në moshën 39 vjeç. Unë jam 36 vjeç dhe përdor shpesh pilulën e urgjencës, gati çdo muaj. A mund të më thoni nëse kjo ndikon tek cikli, që edhe mua të më ndërpritet në moshë të re?
Përgjigjet Elida Gjata, mjeke gjinekologe
Faleminderit që e ndatë me ne shqetësimin tuaj! Nuk di nëse e kam kuptuar saktësisht, por nuk mendoj se po bëni gjënë e duhur me pilulat e urgjencës, përkundrazi. Kundërndikohet marrja e shpeshtë e tyre, në mënyrë absolute. Ju këshilloj të kontaktoni mjekun tuaj gjinekolog për një konsultë më të zgjeruar. Pasi mjeku të ketë bërë ekzaminimet e duhura, sipas protokollit, do mund të përcaktojë një skemë mjekimi të saktë, nëse do të jetë e nevojshme.

Leave a Reply