“Zëri i të Rinjve” 2019
Rrjeti i organizatave “Zëri i të Rinjve”
21 organizata dhe klube rinore.
Në një vit më shumë se 100 aktivitete rinore! Mbi 200 të rinj dhe shërbim ofrues të angazhuar në çështje advokimi dhe lobimi.
“Zëri i të Rinjve” – Zë i fuqishëm në hartimin e Ligjit për Rininë.
“Zëri i të Rinjve” – pjesë aktive e buxhetimeve rinore në bashki Ndërhyrje konkrete në buxhetimin rinor në 9 bashki: Maliq, Dibër, Lezhë, Korçë, Pogradec, Durrës, Përmet, Fier, Shkodër. 21 organizatat dhe klubet rinore, anëtare të rrjetit, kanë lobuar në çështje të rëndësishme për rininë.
Shëndet seksual dhe riprodhues në qendër të ndërhyrjeve dhe programeve. Me panele diskutimesh në Konferencën Rajonale Kampionët e Edukimit Seksual Gjithëpërfshirës. I shpallur si vendi më i përparuar për përfshirjen e edukimit seksual brenda dhe jashtë shkollës.
JoTabu, pika e referimit për informacionet mbi shëndetin seksual dhe riprodhues. Këtë vit, përveç web dhe aplikacionit, JoTabu erdhi edhe me një quiz show televiziv.
Shqipëria, pjesë e Samitit global ICPD+25 në Nairobi të Kenias. “Zëri i të Rinjve”, anëtar i delegacionit shqiptar mes 9000 pjesëmarrësve nga e gjithë bota bën publike angazhimet e saj:
• Përmirësim i shërbimeve miqësore për të rinjtë.
• Eliminim i dhunës me bazë gjinore dhe praktikave të dëmshme, si martesat e hershme të fëmijëve dhe ato të detyrueshme.
• Kontribut në arritjen e SDG-ve deri në vitin 2030, veçanërisht për komunitetin rom dhe grupet vulnerabil.
• Edukim gjithëpërfshirës seksual për 50,000 të rinj brenda dhe jashtë shkollës. #UNFPA Albania.
Leave a Reply