Koronavirusi/ Bota hyn në “krizë” për prezervativë, prodhuesi më i madh pezullon punën
Mbyllja e aktiviteteve dhe kriza e krijuar në mbarë botën si pasojë e koronavirusit që po përhapet me shpejtësi rrezikon të shkaktojë mungesë të prezervativëve në tregje.
Kjo mungesë aftagjatë pritet të ndodhë pasi prodhuesi më i madh në botë ka njoftuar se për shkak të izolimit prej pandemisë është detyruar që të ndalojë prodhimin e perzervatitvëve.
Karex Bhd Malajzi prodhon një në çdo pesë prezervativë globalisht. Prej 19 ditësh tashmë në asnjë nga tre fabrikat që ndodhen në Malajzi nuk është prodhuar asnjë prezervativ i vetëm dhe kjo është bërë për të respektuar regullat e vendosura për të mos përhapur Covid-19.
Kjo është tashmë një mungesë prej 100 milion prezervativësh, që normalisht tregtohet ndërkombëtarisht nga marka të tilla si Durex, për të furnizuar për sistemet shtetërore të kujdesit shëndetësor, ose për t’u shpërndarë nga programet e ndihmuese.
Shefi Ekzekutiv i Karex Goh Miah Kiat u shpreh për Reuters:
“Do të kemi një shkurtim global të sasive të prezervativëve kudo dhe kjo është e frikshme. Unë jam i shqetësuar se për shumë programe humanitare në zonat e thella të Afrikës mungesa nuk do të jetë vetëm dy javë ose një muaj. Kjo mungesë mund të zgjasë me muaj të tërë.”
Malajzia është vendi i prekur më keq nga Azia Jug-Lindore, me 2,161 të ifnektuar nga koronavirus dhe 26 vdekje. Bllokimi pritet të mbetet në vend të paktën deri më 14 prill.
Ndërkaq kujtojmë se edhe në vende të tjera të mëdha prodhuese të prezervativëve si Kina, fabrikat u mbyllën si masë shtrënguese. Fabrikat u mbyllën edhe në në Inda e Tajland

Leave a Reply