Si të ushqehemi gjatë shtatzënisë në stinën e verës?
Mënyra se si ushqehet një grua gjatë shtatzënisë ndikon në zhvillimin e fetusit, në lindjen dhe gjendjen emocionale të gruas. Nevojat për proteina, vitamina dhe kripëra minerale dyfishohen duke filluar nga dita e parë e shtatzënisë.
Këshilla për një ushqyerje sa më të shëndetshme
- Konsumoni ushqime të pasura në fibra.
- Pini vazhdimisht ujë dhe konsumoni perime dhe fruta të stinës.
- Dieta nuk duhet të ketë shumë proteina, pasi ato rritin nxehtësinë që çlirohet nga trupi gjatë tretjes dhe vështirësojnë përballjen me temperaturat e larta. Prandaj gjatë kësaj periudhe konsumoni më shumë peshk, mish pule dhe bishtajore.
- Shmangni pijet freskuese që nuk janë të shëndetshme, sidomos pijet me gaz dhe alkoolike.
- Nëse ju pëlqen akullorja, nuk duhet tepruar (jo më shumë se një akullore në dy ditë) pasi akullorja është një ushqim sa i shëndetshëm aq edhe i dëmshëm.
Burimi: ISHP

Leave a Reply