A flasin të rinjtë për shëndetin seksual dhe riprodhues me prindërit?
Nga një anketim i kryer në qytetin e Lezhës me të rinj të grupmoshës 14-29 vjeç rezulton se pjesa më e madhe e të rinjve të anketuar në zonat rurale nuk kanë njohuri mbi programet dhe shërbimet që Bashkia ofron për të rinjtë. Vetëm 1 në 4 prej të rinjve të anketuar janë në dijeni të programeve/prioriteteve të Bashkisë në lidhje me të rinjtë. Nga anketimi rezulton se vajzat nga zonat urbane janë më në dijeni për programet dhe prioritetet e Bashkisë për të rinjtë (59% e vajzave të anketuara). Ndërsa më pak të informuar mbi programet që ofron Bashkia për të rinjtë janë vajzat në zonat rurale (29% e vajzave që janë anketuar janë shprehur se kanë dijeni për këto programe).
Shumica e të rinjve (83% në zonat urbane dhe 48% në zonat rurale) shprehen se nuk kanë marrë pjesë ndonjëherë në takime që Bashkia ka zhvilluar me të rinjtë për përcaktimin e prioriteteve të zhvillimit të zonës, si dhe nuk janë në dijeni të këtyre takimeve.
Nga të rinjtë që janë informuar mbi programet e Bashkisë rezulton se mjetet më të përdorur për marrjen e informacionit nga Bashkia janë: a. Portali online (95%) – për të rinjtë në zonat urbane b. Njoftimet publike (48%) – për të rinjtë në zonat rurale Njoftimet publike dhe faqjazyrtare e Bashkisë mbeten gjithashtu mjete informuese të përdorura nga të rinjtë. Ndërkohë broshurat dhe trajnimet nuk rezultojnë të jenë mjete të përdorura nga të rinjtë në zonat urbane dhe rurale për marrjen e informacioneve mbi programet e Bashkisë.
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.

Leave a Reply