Shpresë nga shkencëtarët izraelitë: “Në pak javë do të kemi një vaksinë për koronavirusin”
Shkencëtarët izraelitë janë në prag të zhvillimit të vaksinës së parë kundër koronavirusit, sipas Ministrit të Shkencës dhe Teknologjisë Ofir Akunis. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, vaksina mund të jetë gati brenda disa javësh dhe në treg brenda 90 ditësh.
“Urime MIGAL [Instituti i Kërkimeve Galile] për këtë arritje të jashtëzakonshme”, tha Akunis.
“Jam i bindur se do të ketë një progres të shpejtë, duke na mundësuar një kundërpërgjigje kundër kërcënimit global Covid-19”, tha Akunis, duke iu referuar sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.
Në katër vitet e fundit, ekipi i shkencëtarëve të MIGAL kanë zhvilluar vaksinën kundër virusit infektiv të bronkitit (IBV), i cili shkakton një sëmundje bronkiale që prek shpendët. Efektiviteti i vaksinës është provuar në provat paraklinike të kryera në Institutin e Veterinarisë.
MIGAL ndodhet në Galile.
“Koncepti ynë themelor ishte të zhvillonim teknologjinë dhe jo konkretisht një vaksinë për këtë lloj apo atë lloj virusi,” tha Dr. Chen Katz, drejtuesi i grupit të bioteknologjisë MIGAL.
“Korniza shkencore për vaksinën bazohet në një vektor të ri të paraqitjes se proteinave, e cila formon një proteinë të tretshme që jep antigjenin viral në indet e mukozës nga endicitoza e vetaktivizuar, duke bërë që trupit të formon një antitrup kundër virusit”.
Endicitoza është një proces qelizor në të cilin substancat futen në një qelizë që rrethohet me një membranë qelizore, duke formuar një vezikul që përmban materialin e tretur.
Në provat paraklinike, skuadra ka demonstruar që vaksinimi oral shkakton nivele të larta të antitrupave specifik në IBV, thotë Katz.
“Le ta quajmë këtë një fat të madh”, tha ai. “Ne vendosëm ta zgjedhim koronavirusin si një model për sistemin tonë sa për ta provuar konceptin e teknologjisë sonë”.
Por pasi shkencëtaret vëzhguan në një vijë ADN-në e koronavirusit të ri që është përhapur në tërë botën, studiuesit e MIGAL e ekzaminuan atë dhe zbuluan që koronavirusi i shpendëve ka ngjashmëri të madhe gjenetike me atë të njerëzve dhe se ka efektin e njëjtë të infeksionit, gjë që rrit gjasat për krijimin e një vaksine për njerëzit në një kohë shumë të shkurtër.
“E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që ta përshtatim atë me radhitje të re”, thotë ai. “Ne jemi në mes të procesit dhe shpresojmë që pas disa jave ta kemi vaksinën gati për përdorim klinik. Po, pas pak javëve, nëse çdo gjë shkon si duhet ne do ta kemi vaksinën që mbron nga koronavirusi”.
MIGAL do të jenë përgjegjës për zhvillimin e kësaj vaksine të re, por kjo do të shkojë nëpërmes një procesi kohor, përfshirë provat klinike dhe në fund prodhimin e saj, thotë Katz.
Akunis tha se e ka udhëzuar ministrinë e tij, drejtorin gjeneral që t’i shpejtojnë procedurat e aprovimit me qëllimin që të sjellin sa më shpejt vaksinën për njerëzit në treg.
“Duke qenë se ka nevojë globale për vaksinën kundër koronavirusit, ne po bëjmë gjithçka që mundemi që ta përshpejtojmë këtë zbulim”, tha CEO i MIGAL, David Zigdon. Vaksina “do të aprovohet brenda 90 dite”, thotë ai.
Do të jetë një vaksinë orale, që do ta bëj të pranueshme atë për të gjithë njerëzit, tha Zigdon.
“Momentalisht ne jemi në kontakt intensiv me partneret tanë potencial që do të ndihmojnë përshpejtimin për ta testuar atë në njerëz dhe të arrimë në produktin përfundimtar”, tha ai.
Burimi: The Jerusalem Post
https://www.jpost.com/HEALTH-SCIENCE/Israeli-scientists-In-three-weeks-we-will-have-coronavirus-vaccine-619101

Leave a Reply