Pyetje & Përgjigje/ Pasojat e koronavirusit tek gratë shtatzëna dhe foshnjat
Materiali u përgatit nga mjeku obstetër-gjinekolog Rustem Celami!
Çfarë efektesh ka koronavirusi në gratë shtatzëna?
Gratë shtatzëna nuk duket të jenë më shumë të mbrojtura nga pasojat e koronavirusit sesa popullata e përgjithshme. Sikurse ky është një virus i ri, si mund të influencojë nuk është akoma e qartë. Është e pritshme që një pjesë e konsiderueshme e grave shtatzëna mund të përjetojnë shenja dhe simptomat e një gripi të moderuar.
Simptoma më të rënda si pneumonia duket të jetë më e shpeshtë në moshën e tretë, në ato me sistem të dobët imunitar apo ato që vuajnë nga sëmundje kronike.
Nuk ka raportime vdekje të ndonjë gruaje shtatzënë nga koronavirusi deri në këto momente.
Nëse je shtatzënë, je më e predispozuar për t’u prekur nga infeksionet në përgjithësi sesa femrat qe nuk janë shtatzënë. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje zemre apo mushkërie, si astma, mundet që të jesh më e rënduar në shenja dhe simptoma nëse prekesh nga koronavirusi.
Çfarë efekti do të ketë koronavirusi te fetusi/bebi nëse diagnostikohet gruaja shtatzënë me infeksionin COVID-19?
Sikurse ky është një virus i ri, profesionistet e fushës janë akoma duke mësuar rreth këtij virusi. Nuk ka evidencë që të sugjerojë për rritje të shanseve për abort. Gjithashtu nuk ka evidencë që virusi mund të kaloje te fetusi/bebi ndërkohë që jeni shtatzënë (pra nuk ka te dhëna që kemi transmetim vertikal). Kështu që konsiderohet si e pamundur që nëse infektohet me virusin do të ketë anormalitete te fetusi/bebi.
Disa beba që kanë lindur nga femrat që kane pasur simptoma koronavirusi në Kinë kanë lindur parakohe/premature. Është e paqartë nëse koronavirusi e ka shkaktuar këtë ose mjekët kanë marrë vendim për lindjen e bebit më herët sepse gratë shtatzëna kane qenë ndjerë jo mirë. Sapo të mësohet më shumë rreth lodhjes së lindjes premature dhe koronavirusit do të përditësohet informacioni.
Çfarë mund të bëhet për reduktimin e riskut për prekjen nga koronavirusi?
Kjo është gjeja më e rëndësishme për të bërë, larja e duarve rregullisht dhe larja e tyre mirë sa më shpejt të jetë e mundur kur kthehesh nga një ambient publik në shtëpi apo vend pune. Këto masa te higjienës personale dhe ambientale, që tashmë janë bërë të ditura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë apo institucione të tjera, reduktojnë riskun e infeksioneve jo vetëm për koronavirusin por edhe për infeksione të tjera si gripi.
Cilat janë këshillat e udhëtimit për gratë shtatzëna?
Të gjithë individët, përfshirë gratë shtatzëna, duhet të ndjekin rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare përkatëse lëshuar nga autoritete repsektive, qe përditësohen në mënyrë periodike.
✅ Çfarë duhet bërë nëse mendon se je prekur me koronavirus ose ke qenë e ekspozuar?
Nese je shtatzane dhe:
– Mendon se je prekur nga coronavirusi
– Ne 14 ditete e kaluara ke qene ne nje vend te prekur ose me risk te larte coronavirusi
– Ke qene ne kontakt te afert me dike te prekur nga koronavirusi
Duhet te telefonosh numrin e telefonit te urgjences (ne rastin e Shqiperise 127) per keshilla me te detajuara dhe duhet te thuash qe je shtatzane.
Duhet te kontakosh mjekun qe ndiqesh apo maternitetin qe ndiqesh qe te informosh per gjendjen dhe keshillat e marra nga personeli i urgjences nga numri 127.
✅ Si do të testohesh për koronavirusin?
Procesi i diagnozës së koronavirusit është në ndryshim të vazhdueshëm dhe të shpejtë. Për momentin, nëse duhet të testohesh për koronavirusin, së pari do të këshillohesh që të vetë-izolohesh, dhe tamponët diagnostike do të sillen nga personeli mjekësor i specializuar/trajnuar. Ndoshta duhet të hospitalizohesh apo të testohesh në shtëpi, sipas këshillave që do të japë personeli i trajnuar mjekësor për këtë situatë.
Testimi do të jetë njësoj si për çdonjërin që testohet për koronavirusin, paçka faktit të qenurit shtatzënë. Aktualisht, testimi përfshin, tamponët që merr material nga goja dhe hunda. Gjithashtu mund të kërkohet të kollitesh sputum/këlbaze ose mukuz dhe sekrecione nga goja.
✅ Çfarë duhet të bësh nëse testi del pozitiv për koronavirus?
Nëse testi del pozitiv për koronavirus, duhet të informohet personeli mjekësor që ndjek shtatzëninë tënde për t’i vënë në dijeni për diagnozën e vënë. Nëse nuk ke simptoma apo nëse ato janë të moderuara, do të këshillohesh të qëndrosh në shtëpi dhe të përmirësohet gjendja. Nëse ke simptoma të renda, atëherë do të trajtohesh në spital.
✅ A mundet qe te ndjek vizitat prenatale/antenatale ne raste e vete-izolimit?
Duhet te kontaktohet ekipi qe ndjek shtatzanise, per te informuar qe je vete-izolim, dhe te konfirmohet nese testimi ka dale pozitiv, dhe te kerkohet keshilla per ndjekjen e konsultave periodike te kujdesit te shtatzanise.
Eshte pritshme qe vizitat periodike te kujdesit te shtatzanise (vizitat prenatale/antenatale) te shtyhen deri kur izolimi te mbaroje. Nese personeli mjekesor qe ndjek shtatzanine ju keshillon qe takimet e ndjekjes se shtatzanise nuk mund te shtyhen, do te organizohet nga personeli mjekesor qe konsulta/vizita te realizohet. Per shembull, mund te keshillohesh qe konsulta te realizohet ne nje nje orar apo qender shendetesore tjeter, per te mbrojtur pacientet e tjere.
✅ Si do te menaxhohet kujdesi mjekesor pas rikuperimit nga coronavirusi?
Si nje perqasje parandaluese, nje ekzaminim ekografik do te realizohet 14 dite pas rikuperimit, per te vleresuar nese fetusi/bebi eshte mire. Kjo periudhe 14 ditore mund te reduktohet ne baze te informacioneve te perditesuara per rikuperimin e personave te infektuar.
Nese je rikuperuar nga coronavirusi dhe testuar negativ per coronavirusin perpara procesit te lindjes, ku dhe si kryehet procesi i lindjes nuk do te influencohet nga semundshmeria e meparshme.
✅ Po nëse ndihem jo mirë apo e shqetësuar për bebin përgjatë vetë-izolimit?
Gratë shtatzëna këshillohen të mos shkojnë në maternitet, urgjenca, përveç në rastet kur kanë nevojë urgjence mjekësore për kujdes shëndetësor.
Nëse keni shqetësime për mirëqenien tuaj shëndetësore apo të bebit tuaj, përgjatë periudhës së vetë- izolimit, kontakto institucionin që ndiqni shtatzëninë ose personelin mjekësor që ju ndjek shtatzëninë. Ata do ju ofrojnë këshillime të mëtejshme nëse ju keni nevojë për t’u paraqitur në spital.
Nëse këshillohet vizita në spital, gratë shtatzëna kërkohen të përdorin transportin privat ose spitali do të kujdeset për transportin, dhe bëj me dije personelin e triazhimit/recepsionit sapo të jesh aty, përpara se të futesh në shërbimet e spitalit.
✅ A do të influencojë vetë-izolimi apo dyshimi ose konfirmimi i koronavirusit ne lindjen e fëmijës?
Si masë parandaluese, gratë shtatzëna të dyshuara ose prekura nga koronavirusi, kur fillon aktiviteti i lindjes, këshillohen të paraqiten në maternitet/spital për lindje, ku fetusi do të monitorohet me monitorin elektronik dhe do të monitorohet oksigjenimi i nënës në mënyrë dinamike.
Monitorimi fetal i vazhdueshëm do të realizohet për të vlerësuar gjendjen fetale gjatë lindjes. Monitorimi i vazhdueshëm fetal gjatë lindjes duhet të realizohet vetëm në pavionet e lindjes/maternitet/spital, ku personeli mjekësor (mjek dhe mami) është prezent, dhe nuk rekomandohet aktualisht që lindja në shtëpi apo shtëpi lindje kur janë të pranishëm vetëm infermiere/mami.
✅ Do të influencojë vetë-izolimi apo dyshimi ose konfirmimi pozitiv i koronavirusit mënyrën e lindjes (lindje natyrale apo lindje cezariane)?
Aktualisht nuk ka evidencë që të sugjerojë që nuk realizohet lindja natyrale, ose që do jesh më e sigurt nëse do realizohet lindja cezariane nëse dyshohet ose konfirmohesh me koronavirus, kështu që planifikimi i procesit të lindjes do të ndiqet nga afër nga personeli mjekësor në akordancë me miratimin e informuar/konsentin tuaj.
Gjithsesi, nëse probleme respiratore, frymëmarrja, sugjeron për nevojën për lindje urgjente, lindja cezariane mund të rekomandohet.
Nuk ka evidencë që në gratë shtatzëna të dyshuara ose konfirmuara me koronarovirus nuk mund të aplikohet anestezia epidurale apo spinale. Gjithsesi, përdorimi Entonox (gazi dhe ajri) mund të rrisin aeroizolimin dhe përhapjen e virusit, kështu që personeli mjekësor do të diskutojë opsionet në fillim të aktivitetit të lindjes që të jesh në dijeni për opsionet e ndihmës për minimizimin e dhimbjeve gjatë lindjes.
✅ Çfarë do të ndodhë nëse fillon aktiviteti i lindjes gjatë periudhës së vetë-izolimit?
Nëse fillon aktiviteti i lindjes përgjatë kësaj periudhe, duhet të telefonosh institucionin që ndjek shtatzëninë/personelin mjekësor që ndjek shtatzëninë, dhe informoi që ju jeni të dyshuar ose konfirmuar me koronavirus.
Nëse keni simptoma të pakta ose moderuara, ju do të inkurajoheni të rrini në shtëpi (vetë-izolim) në fazat e para të lindjes, sipas këshillave përkatëse. Profesionistët e kujdesit mjekësor maternal që ndjekin shtatzëninë do të bëjnë të mundur që ju dhe fëmija juaj të merrni kujdes mjekësor të kualifikuar, duke respektuar protokollet e procesit të lindjes sa më pranë të jetë e mundur.
Kur ekipi mjekësor maternal në bashkëpunim me ju vendosin që të paraqitesh në spital (hospitalizohesh), rekomandimet e përgjithshme për vizitën në spital do aplikohen:
– Ju do të këshilloheni që të paraqiteni në spital me transport privat kur është e mundur, do telefonohet ekipi urgjencës (127 në Shqipëri) për këshillat përkatëse.
– Ju do të kontaktoheni në hyrje të spitalit dhe do ju jepet një maskë përkatëse, që do ta mbani të vendosur deri sa të dërgoheni në një dhomë të përshtatshme.
– Partneri juaj mund të lejohet të qëndrojë me ju, ne varësi të situatës dhe kushteve, por vizitorët duhet të mbahen në minimumin e mundshëm.
✅ A mundet që koronarovirusi të kalojë te bebi?
Sikurse ky është një virus i ri, ka evidencë të limituar për menaxhimin e grave shtatzëna të infektuara me koronarovirus, apo të atyre që sapo kanë lindur, gjithsesi, nuk ka raportime që gratë shtatzëna të diagnostikuar me koronavirus përgjatë trimetrit të tretë ta kenë kaluar virusin te bebi kur është akoma në mitër.
A do të testohet fëmija pasi të lindi për koronarovirus?
Po, nëse nëna është e dyshuar apo e konfirmuar me koronarovirus gjatë kohës së lindjes, edhe i sapolinduri do të testohet për koronarovirus.
A do të jetë mundësia e qëndrimit të nënës lehonë me fëmijën (kontakti lëkurë-lëkurë nene-i sapolindur) nëse ka dyshime apo konfirmim me koronavirus?
Po, nëse kjo është zgjedhja juaj. Nëse fëmija juaj është mirë dhe nuk kërkon kujdes mjekësor të specializuar në reanimacion, nëna dhe i sapolinduri mund të qëndrojnë së bashku pas lindjes.
Ka disa raportime nga Kina, qe sugjerojnë që gratë e konfirmuara me koronavirus janë këshilluar të qëndrojnë larg fëmijës për 14 ditë pas lindjes. Gjithsesi, kjo mund të ketë efekte negative potenciale në ushqyerje dhe në lidhjen nënë-fëmijë.
Këto këshilla mund të ndryshojnë, sipas evoluimit të njohurive për këtë virus.
A do të ushqehet me gji fëmija?
Po. Për momentin nuk ka evidencë që virusi mund të transmetohet me qumështin e gjirit, kështu është vlerësuar nga ekspertët e fushës që njohin efektet pozitive të ushqyerjes me gji prevalon mbi potencialet e riskut të transmetimit të koronavirusit nëpërmjet ushqyerjes me gji.
Risku kryesor i ushqyerjes me gji është kontakti i afërt i nënës me bebin, mund të shpërndahen spërklat, që mund të çojë në infektimin e bebit pas lindjes.
Një diskutim për riskun dhe përfitimet e ushqyerjes me gji duhet të realizohet nga ju, familjarët tuaj dhe personeli mjekësor maternal e fetal.
Kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës sipas evoluimit të njohurive.
Nëse zgjedh për ushqyerje me gji, disa masa parandaluese rekomandohen:
– Laj duart përpara se të prekësh bebin, pompën e gjirit apo shishen e qumështit
– Vendos maske
– Ndiq rekomandimet për pastrimin e pompës pas çdo përdorimi
– Konsidero të ndihmojë dikush qe është në gjendje të mirë shëndetësore për të ushqyer bebin tënd me qumësht.
– Nëse konsideron ushqimin me qumësht formule, të ndiqen protokollet e sterilizimit dhe të përdoret një pompë e dedikuar.
Informacioni është në evoluim sikurse janë njohuritë për këtë virus të ri, informacione të reja do të përditësohen.
Informacion i datës 09 Mars 2020 nga Kolegji Mbretëror i Obstetërve dhe Gjinekologëve, Angli.

Leave a Reply