Rreziqet e jetës në rrjetet sociale dhe fenomeni Kozak
Rrjetet sociale janë bërë pjesë e jetës së përditshme të secilit prej nesh, duke sjellë sa përfitime, po ashtu edhe rreziqe. Më të rrezikuar prej tyre duket se janë të rinjtë, për shkak edhe të keqpërdorimit që u bëjnë rrjeteve sociale.
Rasti më i fundit ishte i të riut Kozak Braçi, një personazh ifamshëm në rrjete sociale për adoleshentët, për shkak të videove të shpeshta që publikon ku bën edhe rolin e “gangsterit”.
Videoja e publikuar prej Kozak ku shante Fabio Dushkun, një të dënuar përjetë në Greqi solli pengmarrjen e tij nga shokët e Dushkut.
Sherri i nisur virtualisht, ndoshta dhe i sajuar për më shumë shikueshmëri, ka sjellë një përplasje në realitet.
Braçi u rrëmbye nga vëllai i Fabio Dushkut, Danieli dhe 3 shokë të tij. Në makinë të rinjtë e detyrojnë të kërkojë falje për fjalorin banal që ka përdorur kundrejt Dushkut madje dhe e kanë detyruar Kozakun të thotë fjalë banale ndaj vetes teksa u futën live ne TikTok. Pasi e arritën qëllimin dhe momenti kur Kozaku kërkoi falje, ata kanë lënë të lirë.
Mirëpo çështja nuk mbyllet me kaq pasi Kozak tashmë po e shfrytëzon rrëmbimin e tij për të rritur më shumë shikueshmërinë e ndjekësit.
Pas rrëmbimit nuk kanë munguar videot e tij në rrjete sociale, duke përfshirë në të edhe personazhë të tjerë të njohur, siç është edhe reperi Stresi. Ndërkohë në një video të publikuar në dhjetor të 2020 duket se Fabio Dushku ofronte 5 mijë euro për të rrahur Kozak.
Rasti pengmarrjes së tij, ka nxjerrë në pah degradimin e një “kategorie” të rinisë që nuk ka aspak frikë të kryejë edhe vepra penale e t’i ekspozojnë me krenari ato, duke dhënë një shembull shumë të keq për moshatarët. Ishin ofendimet përmes videove në rrjete sociale që çuan deri në rrëmbimin e të riut.
Po a kanë kufi rrjetet sociale dhe mënyra si i përdorim? A është Kozak në influencer duke qenë se ka shumë ndjekës? Tashmë janë shtuar personazhët si Kozak që bëhen të famshëm në rrjete sociale nga hiçi…
Leave a Reply