Pyet mjekun: Kam puçrra të vogla rreth organit gjenital, a do të thotë kjo se mund të jem steril?
Përgjigjet mjeku androlog Dr. Evin Dani.
Puçrrat nuk shkaktojnë sterilitet në mënyrë absolute, nuk ka lidhje me sterilitetin.
Puçrrat e vogla rreth organit gjenital janë në disa forma, disa janë problematike dhe disa jo, ndaj duhet bërë diferenca. Ka shumë shkaqe që i shkaktojnë puçrrat rreth organit gjenital, mund të jenë virale, mikrobiale.
Kur themi puçërr mund të jetë dhe një sëmundje shumë e rëndë e cila është sifilizi. Sifilizi fillon vetëm me një puçërr të vogël dhe më pas me probleme të tjera të cilat janë të shumëllojshme.
Në këtë rast zgjidhja është nëpërmjet vizitës tek mjeku dermatolog ose androlog, i cili duhet të bëjë diferencën dhe të marrë mjekim.
Leave a Reply