
Pse qajnë bebet?
Disa këshilla për nënat
Nëse e qara vjen si pasojë e mërzitjes ose e vetmisë, mund t’ju ndihmojnë shumë prekja, mbajtja në krahë, e folura dhe vendosja e fëmijës në një pozicion ku mund t’ju shohë dhe të ndiejë praninë tuaj.
Mund të provoni ta ushqeni, ta merrni me të mirë, ose t’i ndërroni pelenat. Ndoshta është koha që duhet të fl ejë, të ndryshojë pak pozicionin ose të lëkundet paksa në krevat. Ndoshta i vogli juaj ka nevojë për
pak më shumë – ose pak më pak – vëmendje. Vendosni lodra të përshtatshme për moshën e tij aty ku ai mund t’i shikojë. Nqs e qara vjen si pasojë e çrregullimit të gjumit mbështilleni me një batanije përpara se ta vini për të fjetur. Kur fëmija qan shumë sepse ka ftohtë, visheni me rroba të ngrohta dhe rregulloni temperaturën e dhomës. Për ta kuptuar këtë kini parasysh se kur të rriturit kanë ftohtë dhe fëmijët kanë ftohtë gjithashtu. Gjithashtu kontrolloni për shenja sëmundje; si temperaturë, të vjella, ndryshime në mënyrën e ushqyerjes apo te të fjeturit. I vogli juaj mund të qajë kur ndjehet i uritur, ka nevojë të ndërrohet, kur ka ftohtë ose vapë, kur nuk ndjehet rehat, kur ju e mbani gjatë në krahë, kur ndjehet i acaruar nga një ditë me aktive seç duhet për të. Në këto raste, çojeni në një vend të veçuar dhe të qetë, lëreni të shfryjë për pak kohë dhe më pas mundohuni ta vini në gjumë. Lëreni të lëvizë lirshëm, ose bëjini një masazh, thojini fjalë të ëmbla. Nëse vazhdon të qajë, kontrolloni temperaturën ose shenja të tjera që mund të tregojnë se është sëmurë.
Pse qajnë bebet?
Një fëmijë i vogël qan kur diçka nuk shkon mirë, pasi kjo është vetmja mënyrë për të kërkuar
ndihmë. Shkaqet mund të jenë si më poshtë:
• Bebi mund të jetë i uritur, i ndotur, ndjehet I vetmuar, jo rehat, ose ka frikë.
• Kriza e laktacionit tek nëna. Kërkesa e bebit për qumësht rreth moshës 2-3 muaj, përkohësisht e tejkalon sasinë e qumështit të prodhuar nga gjiri i nënës, prandaj bebet kanë nevojë të vendosen në gji më shpesh. Rekomandohet fort që i vogli të vendoset në gji më shpesh, sesa të kalohet në ushqyerje me qumësht artificial.
• Bebi mund të jetë sëmurë; nga mënyra e të qarit ndryshon dhe ekzaminimi nga mjeku që mund të zbulojë natyrën e sëmundjes.
• Kolikat abdominale (dhimbjet e barkut) ng njëherë quhen dhe “kolikat tremujore”, pasi rrallë vazhdojnë përtej moshës 3 muajshe.
Zakonisht fi llojnë në orët e mbrëmjes; kriza fillon papritur me të qara me zë të lartë dhe pak a shumë të vazhdueshme që mund të zgjasin për disa orë, fytyra skuqet dhe mund të vërehet zbehje e zonës përreth gojës; barku është i fryrë dhe i tensionuar, këmbët janë të mbledhura mbi bark; krahët janë të mbledhura. E qara mund tëpërfundojë kur bebi është krejtësisht i lodhur, por më shpesh vërehet një
përmirësim i menjëhershëm pas defekimit ose eliminimit të gazrave. Mund të shoqërohet me thithjen me rrëmbim të gjirit të bebit dhe gëlltitjen e ajrit gjatë të pirit.
• Mbiushqyerja, përmbajtja e lartë e karbohidrateve në qumësht dhe alergjitë intestinale mund të shkaktojnë kolika. Një ekzaminim i kujdesshëm mjekësor është i nevojshëm për të përjashtuar mundësinë e ndonjë invaginacioni, hernie të inkarceruar, qime në syrin e bebit, otiti, pielonefriti apo çrregullime të tjera. Mbajtja e bebit në pozicion vertikal ose vendosja e tij përmbys mund të ndihmojë në disa raste.
Ushqyerja
Është parë se përmirësimi i teknikës së ushqyerjes, përfshirë këtu dhe mbajtja e bebit në pozicion vertikal pas ushqyerjes derisa të gromësijë, sigurimi i një ambjenti emocional të qëndrueshëm, identifi kimi dhe eliminimi nga dieta (e nënës nëse jep gji, ose e bebit nëse merr ushqim artifi cial) i ushqimeve të mundshme alergjizuese dhe shmangia e mbi ose nënushqyerjes mund ta parandalojnë këtë problem. Në zgjidhjen me sukses të problemit është e rëndësishme dhe prania e një mjeku të kujdesshëm dhe mirëkuptues.
Nënat që janë në punë mund ta alterojnë ritmin e ushqyerjes me gji nga dita në natë. Nëna mund ta shtrydhë gjirin në mënyrë që bebi të ushqehet me qumësht gjiri edhe gjatë mungesës së saj.
Ajo mund ta shtrydhë gjirin në vendin e punës, në mënyrë që të ruajë prodhimin e qumështit.
Ndërtimi i çerdheve pranë qendrave të punës mund të ndihmojë që nënat të vazhdojnë të ushqejnë fëmijët e tyre me gji.
Si të silleni me të voglin tuaj
Studiues të ndryshëm mendojnë se marrja në krahë e fëmijës së vogël sapo ai fi llon të qajë mund të krijojë “zakone të këqija”: që do ndikonin negativisht dhe në sjelljen e fëmijës në të ardhmen. Shumë prindër ndihen të pasigurt nëse duhet t’a marrin fëmijën në krahë kur ai qan. Studiues të tjerë janë të mendimit se “prindërit duhet t’i përgjigjen instiktit të tyre dhe ta marrin të voglin në krahë kur ai qan”. Sinjali i të qarës ka një potencial diagnostic të jashtëzakonshëm; p.sh një e qarë e mprehtë na tregon se diçka nuk shkon mirë me fëmijën e vogël dhe na orienton drejt një vlerësimi neurologjik të mëtejshëm të tij. Megjithatë perceptimi i prindërve për të qarët e fëmijës së tyre mund të ndikohet nga faktorë të ndryshëm si depresioni, ose mosha e prindërve dhe ky perceptim mund të çojë në reagim apo mosreagim të tyre që jo gjithmonë përshtatet me nevojat e të voglit. Rasti me ekstrem është “sindromi i bebit të shkundur”, ku e qara e fëmijës së vogël shpërthen tek prindërit më shumë agresivitet se shqetësim për gjendjen e bebit. Ekspertët kanë zbuluar se shenjat e depresionit të rëndë tek nënat janë të lidhura me temperamentin e fëmijëve të grindur, ose të vështirë, dhe shoqërohen me një stres prindëror të shtuar, rënie të vetëvlerësimit si prind dhe me më shumë probleme në familje. Shembuj të keqfunksionimit të familjes mund të jenë mungesa e komunikimit, konfuzioni mbi rolin që duhet të luajnë anëtarët e saj, vështirësi në zgjidhjen e problemeve familjare, ndërveprim i dobët me anëtarët e tjerë të familjes dhe mungesë e përgjigjeve emocionale.
Studimet kanë treguar se depresioni mund të ndryshojë mënyrën sesi nëna percepton dhe I përgjigjet sinjaleve të të qarës së fëmijës së saj. Nënat që janë të depresionuara shpesh i shohin gjërat që bën fëmija i tyre si negative, kështu që mund ta interpretojnë të qarët e bebit si jo të zakonshme, ndërkohë që bebi sillet në mënyrë mëse normale. Këto nëna madje mund edhe të ndihen sikur ky fëmijë po i pengon të jetojnë ashtu siç dëshirojnë. N.q.s prindërit ose kujdestaret e bebit nuk mund të gjejnë një shkak për të qarët e pandërprerë të një fëmije, ata mund të ndërhyjnë me forcë, duke e shkundur bebin dhe kështu mund t’i shkaktojnë dëmtime në tru dhe si pasojë e qara pushon.
Megjithëse shkalla e dëmtimit të trurit varet nga shpeshtësia, intensiteti dhe kohëzgjatja e shkundjes së bebit, janë vërejtur dëmtime të tjera, si pasojë e këtij sindromi si irritim, letargji, konvulsione, të vjella ose mungesë oreksi ose të tjera që janë më serioze; si dëmtim i syve ose thyerje të kockave.
Por, të mos harrojmë se për bebet, mënyra e vetme për të komunikuar nevojat e tyre tek prindërit është të qarit. Ndaj përvetësimi i këshillave si më lart, e bën më të lehtë komunikimin tuaj me bebin, derisa sa ai të belbëzojë gjysëm fjalët e para…
Leave a Reply