Pse janë të rëndësishme vitaminat para lindjes?
Përshtati në shqip: Anxhela Cami
Vitaminat para lindjes janë suplemente të prodhuara për gratë shtatzëna për t’i dhënë trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme për një shtatzëni të shëndetshme. Mjeku mund t’ju sugjerojë t’i merrni kur të filloni të planifikoni shtatzëninë, si dhe gjatë shtatzënisë. Mungesa e vitaminave mund të shkaktojë probleme serioze në zhvillimin e fetusit, por edhe teprica e këtyre vitaminave mund të jetë e dëmshme.
Disa vitamina:
Acidi folik: ndër vitaminat prenatale, më e rëndësishmja është padyshim acidi folik. Është një lloj i vitaminës që është thelbësore kur bëhet fjalë për të shmangur disa probleme shëndetësore të fetusit dhe për të siguruar një shtatzëni të mirë. Acidi folik zakonisht gëlltitet natyrshëm pasi shumë ushqime të përditshme e përmbajnë atë. Sidoqoftë, dhe përkundër kësaj, është e rëndësishme që acidi folik i përmendur të merret në një mënyrë plotësuese gjatë gjithë procesit të shtatzënisë, për të garantuar në këtë mënyrë dozën që i duhet gruas shtatzënë.
Vitamina D: është një tjetër nga vitaminat që nuk mund të mungojë në dietën e gruas shtatzënë. Benefitet nisin që nga mbrojtja e zhvillimit të problemeve me kockat (osteoporoza) tek parandalimi I zhvillimit të sëmundjeve infektive tek foshnjat.
Vitamina C: lista e vitaminave para lindjes duhet gjithashtu të përmbajë një lloj tjetër të ushqyesve si p.sh. zinku ose vitamina C. Këto lloj kompleksesh ose suplementesh janë të pasura me shumë vitamina që janë thelbësore për një shtatzëni të mbarë.
Kalcium
Kalciumi është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Kjo vitaminë ndihmon që të mos humbisni densitetin e kockave, ndërkohë që kalciumi në trup kalon tek foshnja për zhvillimin e kockave.
Jodi
Jodi është i domosdoshëm për funksionimin e tiroides gjatë shtatzënisë. Mungesa e jodit mund të shkaktojë:
- Abort
- Lindje të parakohshme
- Lindje nënpeshë
- Probleme me shëndetin mendor
- Mungesë dëgjimi
Hekuri
Hekuri ndihmon trupin të prodhojë më shumë qeliza të kuqe të gjakut, të nevojshme për transportimin e oksigjenit tek fetusi dhe zhvillimin e tij.
Po lëndë të tjera ushqyese?
Ka edhe disa lëndë të tjera ushqyese që ju ndihmojnë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, duhet t’i merrni vetëm me rekomandimin e mjekut:
Acide yndyrore omega 3: Këto lloje yndyrash të shëndetshme mund t’i merrni nga frutat e thata. Studimet tregojnë se omega 3 ul rrezikun e lindjes së parakohshme dhe lindjes së fëmijës nënpeshë. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime të pasura me omega 3, mjeku mund t’ju rekomandojë që të merrni suplemente.
Kholine. Edhe pse trupi e prodhon vetë përgjithësisht kholinën, mund ta merrni atë edhe nga ushqimet. Burimet më të pasura me kholinë janë bifteku, mishi i pulës, peshku dhe vezët. Shumë gra nuk marrin mjaftueshëm kholinë, që bebit i duhet për zhvillimin mendor.
Kur duhet të nisni të merrni vitamina prenatale?
Koha më e mirë për t’i marrë këto vitamina është para se të ngelni shtatzënë. Acidi folik është sidomos i rëndësishëm. Duhet të merrni suplemente të acidit folik të paktën 1 muaj para se të provoni të ngelni shtatzënë, për të parandaluar defektet në lindje.
Efektet anësore të vitaminave prenatale
Disa vitamina prenatale mund të shkaktojnë të përziera gjatë shtatzënisë, ndaj flisni me mjekun për këtë. Mjeku mund t’ju sugjerojë vitamina të tjera që nuk kanë nevojë të gëlltiten të gjitha.
Hekuri gjithashtu mund të shkaktojë kapsllëk. Në këtë rast mund t’ju ndihmojnë:
- Një dietë e pasur me fibra
- Pini shumë ujë
- Bëni ushtrime nëse e aprovon mjeku
Burimi: WebMD
Leave a Reply