
Njohuritë e të rinjve të gjimnazeve mbi shëndetin seksual dhe riprodhues
Njohuritë e të rinjve të gjimnazeve mbi shëndetin seksual dhe riprodhues
Shëndeti i mirë seksual dhe riprodhues është një gjendje mirëqenieje e plotë fizike, mendore dhe sociale në të gjitha çështjet që lidhen me sistemin riprodhues. Kjo nënkupton që njerëzit janë në gjendje të kenë një jetë seksuale të kënaqshme dhe të sigurt, aftësinë për të riprodhuar e pasur fëmijë dhe lirinë për të vendosur nëse, kur dhe sa shpesh ta bëjnë këtë.
Për të ruajtur shëndetin seksual dhe riprodhues, njerëzit kanë nevojë për kenë informacione të sakta dhe metoda kontraceptive të sigurta, efektive, të përballueshme dhe të pranueshme sipas zgjedhjes që bëjnë vetë. Ata duhet të informohen dhe të fuqizohen për të mbrojtur veten nga infeksionet e transmetuara seksualisht.
Shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm në rritjen e informacionit për shëndetin seksual dhe riprodhues. Por është po kaq e rëndësishme të dihet se nga duhet të fillohet dhe se cila është situata e punës së kryer deri më tani.
Për këtë arsye, shoqata “Together for Life” realizoi gjatë vjeshtës së vitit 2019 pyetësorë me 100 të rinj në gjimnazet e Lushnjës dhe Kukës, ndërsa gjatë vjeshtës 2020 pyetësorë me 100 të rinj në gjimnazet e Tiranës. Më poshtë është një krahasim i përgjigjeve të të rinjve në rrethe dhe në kryeqytet. Ky krahasim na bën të mundur të kuptojmë se ku kemi arritur me punën tonë të deritanishme më mirë dhe se ku duhet të fokusohemi në punën tonë kur flitet për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues dhe të rinjtë.
Ky publikim është përgatitur nga shoqata “Together for Life”, mbështetur financiarisht nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA Albania).
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e shoqatës “Together for Life”. Opinionet e shprehura janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht opinionet e UNFPA-së./ JoTabu.al
Leave a Reply