Mosha e menstruacioneve të para zbulon shumë gjëra për shëndetin tuaj
Përshtati në shqip: Ilma Lamce
E kujtoni datën e menstruacioneve të para? Ka shumë të ngjarë që trupi juaj të jetë përpjekur t’ju tregojë diçka.
Jeta është bërë prej gjërave të para: fjala e parë, dita e parë e shkollës, cikli i parë menstrual! Ka raste të para të cilat janë më të këndshme se të tjerat…por cikli i parë nuk është një prej tyre dhe ne duhet të jetojmë me të për një periudhë pak a shumë të dhimbshme, me mbështetje gjithnjë e më të reja.
Çfarë tregon për ju mosha e menarkës
Në fillim të shekullit XX mosha e menarkës (mosha e menstruacioneve të para) ishte 16-17 vjeç, ndërsa sot mosha e mesme ra në 12-13 vjeç. Te disa fëmijë cikli shfaqet në moshën 9-vjeçare dhe është provuar shkencërisht se data e menstruacioneve të para është e lidhur ngushtë me historinë e familjes. Një cikël i hershëm menstrual mund të lidhet me cilësinë e marrëdhënies me prindërit. Nëse ata nuk janë shumë të dashur me ju, trupi juaj, i bindur se askush nuk kujdeset për ju, do të shpejtonte kohën duke bërë të mundur që të rriteni më shpejt.
Sipas një studimi britanik, përveç historisë mjekësore familjare dhe marrëdhëniet tona me këtë të fundit,shkaqet pse menarket shfaqen më herët janë: pirja e duhanit, mungesa e sportit dhe mbipesha.
Menstruacionet, zemra dhe kanceri i gjirit
Si ardhja në moshë të madhe e ciklit menstrual, ashtu edhe në moshë të vogël, kanë anët pozitive dhe negative. Mosha e konsideruar normale është 12 deri në 16 vjeç.
Vajzat të cilave u kanë ardhur periodat para moshës 12 vjeç janë 20% më të rrezikuara të preken nga kanceri i gjirit se ato që u ka ardhur cikli më vonë. Kjo ka të bëjë me ekspozimin ndaj estrogjenit; sa më gjatë të jetë ky ekspozim, aq më i madh është rreziku.
Ardhja e periodave më herët ose më vonë mund të rrisë gjithashtu rrezikun për zhvillim të sëmundjeve të zemrës në moshë më të madhe.
Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar vitin e kaluar tek revista Circulation. Gjatë studimit hulumtuesit shkencorë monitoruan 1.2 milionë femra, të cilat i ndanë në dy grupe. Vajzat të cilave u kishin ardhur periodat kur ishin 10- vjeç ose 17+ vjeç ishin 27% më të rrezikuara të vuanin nga sëmundjet e zemrës ose të vdisin prej tyre. Ato ishin gjithashtu 20% më të rrezikuara të vdisnin nga ndërlikimet e shkaktuara nga tensioni i lartë i gjakut.
Cikli i parë dhe jeta seksuale
Sapo trupi fillon të ndryshojë,shfaqen dëshirat e para,dëshira për të njohur më afër njerëzit e tjerë. Problemi është se shpesh ato që njihen me ciklin në moshat e hershme, përballen me aktet e ngacmimit, si për shembull, nuk është e lehtë të jesh e vetmja në klasë që të kesh gjoks më tepër se të tjerat. Megjithatë, nuk duhet të shqetësoheni, flisni me prindërit dhe me mësuesit, dhe nëse ju bën të ndiheni më mirë kërkoni mbështetje psikologjike. Sa i përket dëshirës për të ndarë intimitetin, mendoni për kohën që ju nevojitet dhe që ajo të ndodhë me një person të veçantë.
Gjithçka fillon me një puthje…
Leave a Reply