Koronavirusi- Pyetje&Përgjigje/ A duhet të përdor ibuprofen nëse kam simptoma?
Në fillim të kësaj jave, ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Veran, neurolog, tha se përdorimi i ilaçeve anti-inflamatore si ibuprofeni “mund të jetë një faktor për agravimin e infeksionit (koronavirusit)”.
“Në rast se ke temperaturë të lartë, merr paracetamol. Nëse po përdorni ndërkohë ilaçe anti-inflamatore, këshillohuni me mjekun”, shtoi ai.
A duhet të marrë ibuprofen nëse kam simptoma të koronavirusit?
Jo, është përgjigja e disa ekspertëve. Janë ngritur disa shqetësime nga ekspertët se ky ilaç për lehtësimin e dhimbjeve mund të përkeqësojë sëmundjen COVID-19.
Çfarë thonë studiuesit?
Studiuesi Patrick Vallance tha të marten se “për momentin” është më mire që të shmanget përdorimi i këtij ilaçi anti-inflamator.
“Ibuprofeni, për shembull- mund të jetë ose jo i dëmshëm, nuk e di – megjithatë, do t’ju sugjeroja që për momentin të mos e përdorni, përdorni diçka tjetër – paracetamol ose ndonjë ilaç tjetër”, deklaroi Vallance gjatë një mbledhje të komisionit paralamentar.
Çfarë thotë NHS?
Më 17 mars 2020, NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor) përditësoi këshillat, duke thënë:
Aktualisht nuk ka të dhëna të sigurta që ibuprofeni mund të përkeqësojë COVID-19. Megjithatë, deri sa të kemi më shumë informacione, njerëzit duhet të marrin paracetamol për të lehtësuar simptomat e koronavirusit, për sa kohë mjeku nuk i këshillon që paracetamoli nuk funksionon për gjendjen e tyre.
Përse ibuprofeni mund të përkeqësojë COVID-19?
Ekspertët spekulojnë se si inflamator- mund të dobësojë reagimin imunitar ndaj virusit, duke ngadalësuar rikuperimin dhe përkeqësuar simptomat e pneumonisë. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë provë që e vërteton këtë.
Dr. Rupert Beale, udhëheqësi i grupit në Institutin Francis Crick në Mbretërinë e Bashkuar, shpjegoi: “Ka një arsye të fortë përse duhet shmangur ibuprofeni, sepse mund të përkeqësojë infeksionin akut të veshkave i shkaktuar nga një infeksion më i rëndë, si sëmundja Covid – 19. Nuk ka ende ndonjë arsye tjetër të pranuar gjerësisht për të shmangur ibuprofenin për Covid-19”.
Por, çfarë mund të përdor ndërkohë për të lehtësuar simptomat e koronavirusit?
Opsioni më i mirë është paracetamoli. Është një ilaç efikas për lehtësimin e dhimbjeve dhe mund të ndihmojë në uljen e temperaturës, por nuk është një ilaç inflamator.
“Do të ulë temperaturën pa kundërsulmuar inflamacionin”, tha ministri i Shëndetësisë në Francë.
Po nëse doktori më thotë të marrë ibuprofen ose ilaçe të tjera anti-inflamatore?
Gjithmonë ndiqni këshillat e mjekëve. Shumë njerëz këshillohen të marrin anti-inflamatorë për një sërë gjendjesh shëndetësore të ndryshme, Mos i ndryshoni ilaçet pa folur fillimit me mjekun.
A ka ilaçe të tjera anti-inflamatore që duhet të shmangë për trajtimin e koronavirusit?
Aspirina është gjithashtu një ilaç anti-inflamator. Është e rekomanduar për mbrojtjen kundër goditjes në tru dhe sulmit në zemër për disa njerëz. Mos ndaloni së përdoruri aspirinë nëse mjeku ju ka rekomanduar që ta përdorni.
Çfarë thonë kompanitë farmaceutike?
Reckitt Benckiser – prodhuesi i Nurofen,, markë e ilaçit ibuprofen – thotë se kompania do të komunikojë çdo udhëzim sigurie shtesë lidhur me koronavirusin.
Megjithatë ai shton: “Nuk besoj se ka deri tani ndonjë provë shkencore që e lidh përdorimin e ibuprofenit me përkeqësimin e COVID-19”.
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit
Sipas përqindjes së rasteve të raportuara për secilën simptomë (nga 55,924 raste në Kinë, deri më 22 shkurt).
Burimi: The Telegraph
Përshtati për JoTabu.al: Blertina Koka


Leave a Reply