KORONAVIRUSI/ Jeni shtatzënë dhe keni frikë se mund të infektoni beben tuaj? Ja ç’thotë mjeku Pëllumb Pipero
Nëse jeni në pritje të një fëmije dhe keni frikë se në rast se do infektoheni do ia transmetoni këtë bebes tuaj, duhet të rrini të qeta.
Koronavirusi nuk transmetohet nga nëna te fëmija përmes gjakut.
Këtë informacion e dha mjeku i njohur Pëllumb Pipero në studion e News 24 teksa u pyet nga një grua shtatzanë, e cila ishte e frikësuar për beben që pret të sjellë në jetë pas 4 muajsh.
Kujtojmë se deri tani, në vendin tonë janë regjistruar 2 viktima nga COVID 19 dhe 59 persona janë infektuar.

Leave a Reply