Kam shumë dhimbje gjatë aktit seksual…
Përshëndetje! Gjatë marrëdhënieve me partnerin kam shumë dhimbje dhe djegie sa nuk mund të vazhdoj dot më tej. Çfarë më këshilloni?
Përgjigjet Evin Dani, mjek androlog në poliklinikën e Specialiteteve Nr.3, Tiranë
Dhimbja gjatë aktit seksual tek partnerja është një dukuri jo e rrallë. Mund të jetë me faktor organik dhe psikologjik. Një femër do të ketë dhimbje gjatë aktit seksual kur:
1- Nuk është ngacmuar seksualisht sa duhet/ nuk ka filluar eksitimi seksual dhe për pasojë nuk kemi sekretim të vaginës, çka sjell edhe vështirësinë në penetrim duke dhënë dhimbje.
2- Ka një proces inflamacioni në organet e poshtme seksuale, që mund të jetë një kolpit, një vaginit, infeksione të vaginës, infeksione të qafës së mitrës.
3- Femra ndihet sikur ka një problem serioz në marrëdhëniet seksuale (faktor psikologjik) dhe në këtë rast do të kemi kontrakturë/ ngushtim të mureve të vagjinës, për pasojë dhe vështirësi në penetrim dhe femra dhimbje.
Leave a Reply