
Ja disa truke për të shmangur dhembjet gjatë periodave
Cikli menstrual dhe paramenstrual nuk janë momentet më të mira të muajit për ne femrat. Për fatin tonë të keq, dhembjet nuk janë vetëm gjatë atyre ditëve, por fillojnë gati 10 ditë më parë, një gjendje e cila në sytë e meshkujve duket shumë e çuditshme. Por, çfarë mund të bëjmë për të zvogëluar dhembjet. Ja disa këshilla nga ekspertët:
- Aktiviteti fizik
Duhet të praktikoni aktivitetin fizik si joga, një shëtitje në diell, not dhe pak sport gjatë ciklit menstrual, për të lehtësuar kështu dhembjet. Çlirimi i endorfinës lufton humorin e keq, stresin dhe lodhjen, duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike.
- Përdorni hekur
Duhet të rrisni dozën e hekurit. Gjatë menstruacioneve niveli i hekurit në gjak ulet, duke shkaktuar lodhje tipike gjatë menstruacioneve. Prandaj këshillohet të hani ushqime të shëndetshme, të pasura me hekur, si spinaqi apo lakra.
- Shkoni të flini një orë më parë
Gjatë ciklit menstrual, trupi ynë i nënshtrohet lodhjes shtesë dhe shpesh përgjumjes. Për fat të keq, nuk e kemi të gjithë mundësinë që të zgjedhim vetë kohën e zgjimit në mëngjes. Për shembull, kushdo që bën një jetë zyre ose ende shkon në shkollë, është i lidhur me oraret e sakta dhe të patjetërsueshme. Prandaj këshillohet të flini 1 orë më shpejt.
- Dëshira për të ëmbla gjatë ciklit lidhet me ndryshimet hormonale. Prandaj këshillohet të mbani një çokollatë të zezë me vete, sepse është një ilaç i vërtetë për gjendjen shpirtërore dhe gjithashtu për shëndetin sepse përmban magnez, kalium dhe hekur: një shkarkesë e vërtetë e energjisë!4.Përdorni çokollata të zeza
- Masturbim, seks gjatë ciklit menstrual për t’u çlodhur
Praktikimi i auto-erotizmit gjatë ciklit, pra masturbimi, apo edhe seksi, është i dobishëm. Kjo për shkak se arritja e orgazmës gjatë ciklit menstrual rrit rrjedhjen e gjakut dhe çliron oksitocin, një hormon që ndihmon për t’u çlodhur, jo vetëm fizikisht.
Leave a Reply