Infeksionet urinare, ja pse nuk duhet t’i nënvlerësojmë
Nëse trajtohen kur dhe siç duhet, infeksionet e traktit të poshtëm urinar rrallë shkaktojnë komplikacione. Por, nëse lihen pa trajtuar, infeksionet urinare mund të kenë pasojë të rënda.
Disa nga komplikacionet nga infeksionet e traktit urinar përfshijnë:
- Rikthim të infeksioneve, sidomos tek gratë që përjetojnë dy ose më shumë raste të zhvillimit të infeksioneve urinare në vetëm gjatë muaj ose brenda një viti.
- Probleme me veshkat, nga një infeksion akut ose kronik i veshkave (pielonefriti), për shkak të një infeksioni urinar të patrajtuar.
- Gratë shtatzëna, që preken nga infeksionet urinare, kanë një risk të lartë për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël.
- Ngushtim të uretrës tek burrat, për shkak të infeksioneve të përsëritura në uretër.
- Sepsis, një komplikacion i infeksionit urinar, që rrezikon jetën e njeriut, sidomos nëse infeksioni kalon nga trakti urinar në veshka.
Burimi: Mayo Clinic

Leave a Reply