Infeksionet seksualisht të transmetueshme, rreziku i transmetimit nga nëna tek fëmija
Nga Kozeta Mustafaraj, mjeke obstetër-gjinekologe
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë infeksione që përftohen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale. Mikroorganizmi që shkakton sëmundjen mund të kalojë nga personi i nfektuar në partnerin e shëndoshë nëpërmjet gjakut, spermës, sekrecioneve vaginale, si dhe çdo fluidi trupor.
Një pjesë e këtyre sëmundjeve mund të kalojnë nga nëna tek fëmija, gjate shtatzënisë, gjatë lindjes, nëpërmjet transfuzionit të gjakut ose përdorimit të shiringave të infektuara. Shumë prej këtyre infeksiove nuk japin simptoma, dhe mbarten nga njerëz plotësisht të “të shëndetshëm” në dukje.
Transmetimi nga nëna tek fëmija
Disa sëmundje sikur gonorrea, klamidia, HIV dhe sifilizi mund të kalojnë nga nëna tek fëmija gjatë procesit të lindjes, duke dhënë komplikacione të shumta. Për këtë arsye, të gjitha gratë shtatzëna janë të detyruara të depistohen për sëmundje seksualisht të transmetueshme.
Për të bërë diagnozën, përveç historikut të sëmundjes dhe vizitës gjinekologjike, duhet bërë:
• Testet e gjakut: për të konfirmuar sëmundjet virale, si kur HIV hepatitin B, C apo sifiliz
• Analizë e urinës: disa sëmundje mund të konfirmohen me një ekzaminim urinar.
• Analiza e sekrecioneve: nëse gruaja ka plagë gjenitale, sekrecione, bëhet ekazminim i materialit të marrë drejtëpërdrejtë dhe i zhvilluar në terrene apo kultura të përshtatshme./ JoTabu.al
Leave a Reply