Cilat janë shkaqet e infertilitetit tek meshkujt?
Infertiliteti tek meshkujt shkaktohet nga problemet që prekin prodhimin e spermës ose transportin e saj.
- Në 60-70 të rasteve problemi qëndron tek prodhimi i spermës në testikuj. Në këto raste spermiograma tregon reduktim të numrit, cilësisë dhe morfologjisë së spermatozoideve. Këtu mund të përmendim varikocelën, kriptorkidizmin (mos zbritjen e testikujve në skrotum), infeksionet e ndryshme (pariotit, orkit etj), substancat e ndryshme toksike (duhan, alkool etj). Në disa raste kemi edhe mungesë totale të prodhimit të spermës si pasojë e defekteve gjenetike /kromozomiale, operacioneve të ndryshme që shoqërohen me heqjen e testikujve (p.sh në trauma ose kancer) apo trajtimit për kancer (radioterapi dhe kimioterapi).
- Problemet e transportit takohen në rreth 20% të meshkujve infertilë. Këtu përfshihen rastet me bllokim të tubave që kryejnë transportin e spermës nga testikujt në penis. Këtu mund të përmendim rastet me vasektomi, infeksionet e ndryshme apo pasoja të traumave lokale. Në këto raste kemi azospermi (pra mungesë totale të spermatozoideve në ejakulat).
Në rreth 10% të rasteve të mbetura përmendim:
Problemet seksuale në çift
- Problem ereksioni tek mashkulli
- Vaginismus (dhimbje tek femra që e bën të pamundur penetrimin vaginal)
Probleme centrale (hipofiza në tru nuk prodhon hormonet e duhura për të vënë në punë testikujt që të prodhojnë testosteron dhe spermë).
Leave a Reply