Frika ndaj COVID-19/ Shtyrja e vaksinimit po rrezikon miliona fëmijë nga fruthi
Mbi 100 milionë fëmijë në të gjithë botën mund të jenë të rrezikuar nga fruthi sepse shtetet në të gjithë botën po shtyjnë programet kombëtare të vaksinimit si masë për të ulur rrezikun e infektimit me koronavirus.
Deri tani, 24 shtete kanë pezulluar ose shtyrë këto programe, bëjnë të ditur ekspertë të shëndetit publik të Nismës së Fruthit dhe Rubeolës. Pjesë e kësaj nisme janë UNICEF, Kryqi i Kuq Amerikan, Organizata Botërore e Shëndetësisë, Fondacioni i Kombeve të Bashkuara dhe Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNICEF nëpërmjet një deklaratë bënë thirrje të nisë gjurmimi i fëmijëve të pavaksinuar.
“Ndërkohë që COVID-19 vazhdon të përhapet në të gjithë botën, mbi 117 milionë fëmijë në 37 shtete mund të mos jenë duke e marrë vaksinën jetëshpëtuese të fruthit.
Nëse zgjedhja e vështirë për të ndaluar vaksinimin është bërë për shkak të përhapjes së COVID-19, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve që të intensifikojnë përpjekjet për të gjurmuar fëmijët e pa vaksinuar, në mënyrë që popullsitë më të prekshme të mund të pajisen me vaksina të fruthit sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar udhëzime të reja për të ndihmuar shtetet të vazhdojnë programet e vaksinimit edhe gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
https://www.who.int/immunization/news_guidance_immunization_services_during_COVID-19/en/

Leave a Reply