Cila është mosha më e përshtatshme për të filluar aktivitetin seksual?
Lindita Myzyri, mjeke gjinekologe
Që të dimë se kur është më e përshtatshme që të fillojë aktiviteti seksual, së pari duhet të dimë se kur piqen organet gjinore.
Dhe më e mira për femrat ose në përgjithësi, aktiviteti seksual është mirë të fillojë pas moshës 18 vjeç. Më idealja do të ishte pas të 20-ave, pasi në këtë moshë organet gjenitale janë më të pjekura dhe më të formuara.
Çfarë ndodh nëse aktiviteti seksual nis në një moshë më të re?
E para: duke filluar një jetë seksuale të shpejtë, 99% e këtyre adoleshentëve nuk kanë qëndrueshmëri me partnerët, pra ndryshojnë partnerët shpesh. Duke ndryshuar partnerët shpesh, qoftë mashkull qoftë
femër, janë më të ekspozuar edhe ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.
E dyta: në rastin e femrës, janë të ekspozuara ndaj faktit për të mbetur shtatzënë, dhe kur mbesin shtatzënë në mënyrë të padëshiruar do të bëjnë abort, por aborti në një
moshë kaq të re e dëmton femrën si nga ana shëndetësore, ashtu dhe nga ana psikologjike. E para sepse ajo mitër nuk është zhvilluar ende, pra nuk e ka arritur pjekurinë e saj dhe e dyta pas një aborti një femër është më e prirur për të bërë infeksione, qoftë dhe infeksione banale si një myk apo trikomon, deri në pamundësi për të mbetur shtatzënë.
Nisur nga rastet që ju hasni në punën tuaj, rreth çfarë moshe mund të themi se fillon jeta seksuale sot?
Jashtëzakonisht shumë herët, mund të them që 13 vjeç, por ndoshta dhe më herët. Të rinjtë sot e kanë bërë si modë dhe mburren midis njëri- tjetrit unë kam partner e ti nuk ke.
Unë kam ndërruar kaq e ti aq, dhe kjo për mua është e rrezikshme. Është një “modë” e shëmtuar që duhet të na ndërgjegjësojë të gjithë ne për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin tek këta adoleshentë, dhe kjo nis me familjen, duke rritur kapacitetin dhe rolin e saj, nis me shoqërinë, nis me median dhe me shtetin./ JoTabu.al
Leave a Reply