Abuzimet seksuale rriten, “pre” e përdhunuesëve janë të miturat
Abuzimet seksuale janë kthyer në kambanë alarmi në vend. Kryesisht ato ndodhin me të mitura, të cilat janë më të papërgatitura për t’u përballur me abuzuesit.
Rasti më i fundit është raportuar dje në Mat. Një tjetër e mitur është abuzuar seksualisht nga një burrë. Në prang aka rënë 47 vjeçari Urim Cenuka i cili akuzohet se ka përdhunuar një 12 vjeçare.
Abuzimi, sipas policisë ka ndodhur dy javë më parë. 2 ditë më parë 47 vjeçari e ka kërcënuar të miturën që të mos flasë, por ajo u ka treguar familjarëve. Bashkë me to ditën e djeshme e mitura ka bërë kallëzim në komisariat duke treguar ngjarjen e rëndë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U. C., 47 vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U. C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”, thotë policia.
47 vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””.
Në Shqipëri ka një shqetësim në rritje për krimet seksuale ndaj të miturve. Sipas statistikave zytare gjatë 5 viteve të fundit kanë ndodhur mbi 300 sulme seksuale ndaj tyre. Ato kanë patur një trend konstant rreth 60 në vit, por eskpertët thonë se dhuna seksualemendohet të jetë në shifra më të larta, pasi si thonë ata, ajo nuk raportohet.
Vetëm ditët e fundit janë raportuar disa raste të rëndë abuzimi seksual.
1 dhjetor- Një 50-vjeçar në Durrës dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27-vjeçe kundër dëshirës së saj. Rasti u raportua nga policia. Mësohet me ka qenë vetë 27-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin në polici për xhaxhain e saj.
Sipas policisë, 50-vjeçari është i identifikuar si F. H., është arrestuar, ndërsa ndaj tij rëndon “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.
21 nëntor- Sërish një tjetër e mitur ka rënë pre e ngacmimit seksual. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë. Dyshohet se babai ka ngacmuar seksualisht me vajzën e tij, e për pasojë ka rënë në pranga. Babi është identifikuar si J. D., 43 vjeç.
1 tetor- Një 28-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se abuzuar seksualisht me një të mitur, përkatësisht e moshës 16 vjeçe. I riu e ka dhunuar dhe e ka detyruar 16-vjeçaren që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale Kanosja’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç’.
2 nëntor– Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik është skandali në një familje në Kamëz ku babai ka dhunuar dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të bijën vetëm 6-vjeçe. Vajza është paraqitur në urgjencën e pediatrisë në gjendje kome.
Në të pasmet e saj janë konstatuar hematoma dhe shenja kafshimi, ndërsa dëmtime të rënda janë konstatuar edhe në zorrë.
Nga analizat ka rezultuar transmninaza për mëlçinë, nga 5 që është normale kanë qenë mbi 2000. Në këto kushte mjekët kanë dyshuar se përveç dhunës fizike, e mitura mund të jetë abuzuar edhe seksualisht. Ata kanë njoftuar policinë ndërsa nëna e vajzës është përfshirë në konflikt me ta pasi nuk donte që të bëhej denoncimi. Pas ndërhyrjes së parë, mjekët po mendojnë të bëjnë edhe një ndërhyrje tjetër me një ekip më të specializuar në trupin e 6-vjeçares, pasi shumë nga organet e brendshme, përfshirë edhe pankreasin kanë pësuar dëmtime të rënda.
Gjatë vitit 2021, ku në 9 muajt e parë janë denoncuar 102 raste tëabuzimeve seksuale. Ngjarjet e fundit kanë qenë vërtetë traumatike dhe tronditëse për opinionin publik, por në gjuhën e shifrave rastet e abuzimit seksual të denoncuara deri tani në 2021 janë thuajse të përafërta me ato të 6 viteve të fundit.
Nga një krahasim i denoncimeve të regjistruara në 6 vitet e fundit në vendin tonë çdo muaj regjistrohen mbi 10 denoncime të abuzimit dhe ngacmimit seksual. Në vitin 2020 janë regjistruar 146 raste denoncimi të abuzimit dhe ngacmimi seksual, ndërsa në 2019 janë regjistruar 155 të tilla. Në 2018 janë regjistruar 110 denoncime, në 2017 janë 113 denoncime, në 2016 janë 120 denoncime dhe në 2015 u regjistruan 149 denoncime të tilla.
Leave a Reply