A shkakton masturbimi rënie të flokëve?
Mund ta dini tashmë që rënia e flokëve mund të jetë gjenetike ose për shkak të çrregullimeve hormonale – por kishit dëgjuar ndonjëherë se masturbimi mund të shkaktojë rënie të flokëve?
Ka një sërë teorish interneti apo legjenda urbane. Disa teori janë se meqenëse sperma përmban proteina, ejakulimi shkakton humbje të proteinave, ku, nga ana tjetër, çon në rënie të flokëve. Teori të tjera – masturbimi rrit nivelet e hormonit DHT, që është përgjegjës për rënien e flokëve te meshkujt.
Por, çfarë thonë ekspertët?
“Nuk ka një lidhje shkencore mes masturbimit dhe rënies së flokëve. Nëse do të ekzistonte kjo lidhje, do të shihnim më shumë tullacë rrugës”, thotë Mona Gohara, dermatologe dhe profesoreshë e asociuar në Shkollën Mjekësore Yale.
Seksi dhe ejakulacioni nuk kanë efekt negativ në shëndetin e flokëve. Përkundrazi, janë një sërë përfitimesh shëndetësore të masturbimit të vërtetuara shkencërisht, si lehtësimi i stresit, gjumë më i mirë dhe përmirësim të humorit.
Çfarë e shkakton realisht rënien e flokëve?
“Rënia e flokëve shkaktohet si pasojë e gjenetikës dhe faktorëve mjedisorë” thotë Joshua Zeichner, hulumtues klinik në Spitalin Mount Sinai.
Disa faktorë, si prindërit, nuk janë në dorën tonë.
Por, faktorë të tjerë, si mënyra si i trajtoni flokët, janë në dorën tuaj. Përdorimi i shampove me kimikate, pajisjeve të nxehta, apo shtrëngimi fort i flokëve mund të çojë në rënie të tyre.
Faktorë të tjerë që mund të çojnë në rënien e flokëve: ndryshimet hormonale, problemet me tiroiden, anemia, mungesa në vitamina, ilaçe të caktuara, stresorë psikologjikë ose emocional etj,
Me fjalë të tjera, është një listë e gjatë, dhe nuk ka një shkaktar të vetëm./ JoTabu.al

Leave a Reply