A e dëmton vaksina shtatzëninë? Si përgjigjet mjekja gjinekologe
Mjekja gjinekologe Rubena Moisiu ka folur mbi hezitmet që kanë gratë shtatëzanë ose vajzat që duan një fëmijë së shpejti për tu vaksinuar.
Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, mjekja thotë se nuk ka asnjë të dhënë shkencore që vaksina kundër koronavirusit ndikon në mbetjen shtatëzanë apo që e dëmton atë.
Ajo i ka rekomanduar gratë shtatëzanë që të vaksinohen në kohën e duhur, për të qënë të mbrojtura kundër virusit.
“Nuk ka asnjë të dhënë shkencore, e cila të vërtetojë dhe mbështesë faktin që vaksina anti-Covid të pengojë mundësinë e një shtatëzanie.
Përkundrazi, ne i rekomandojmë dhe gratë shtatëzana ose që duan të arrijnë një shtatzani ta bëjnë vaksinën në kohën e duhur në mënyrë që të ndihen të mbrojtur”, thotë Moisiu.
Leave a Reply