“A doni fëmijë? Lini duhanin sa më parë”-andrologu Evin Dani tregon dëmin
Andrologu Evin Dani ishte mëngjesin e kësaj të mërkure në “Good Morning Albanians” ku tregoi disa nga faktorët që shkaktojnë infertilitet te meshkujt.
Ai tha se një dëm të madh e sjell edhe përdorimi i lëndëve toksike, si lloje të ndryshme drogërash dhe duhanpirja.
“Duhanpirja, është problematike. Duhani me lëndëte veta toksike, jo vetëm që shkakton kancer, por shkakton edhe ulje të numrit të spermatozoiteve.
Pyetja e parë që bëjmë sa herë vjen një mashkull, i themi a pi duhan? Dëshiron të kesh fëmijë? lër duhanin. Të lësh duhanin është kurë për ne. Nëse do fëmijë, lëre duhanin”,-tha andrologu.
Leave a Reply