Analiza e buxhetimit për rininë në Bashkinë Durrës
Rinia në Shqipëri është pjesë e programit dhe politikave të qeverisë dhe citohet si grup prioritar në dokumente të veçantë të hartuar për këtë qëllim. Ofrimi i një tërësie shërbimesh dhe informacionesh edukuese në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit, zhvillimit ekonomik, kulturës, sportit, argëtimit, mjedisit e vullnetarizmit, si dhe angazhimi i rinisë ne proceset planifikuese e vendimmarrëse, është domosdoshmëri. Këto shërbime mund dhe duhet të ofrohen kryesisht nga njësite bazë të vetë qeverisjes vendore (bashkitë, të cilat jané më afër qytetarëve dhe njohin më mirë nevojat e tyre. Të rejat dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë e iniciativave planifikuese e zhvilluese të ndërmarra si në nivel qendror, ashtu edhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sidomos nga bashkitë.
“Të buxhetojmë për rininë me rininë”
Kjo analizë është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e fëmijëve dhe te Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind” (“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDO) dhe zbatuar nga katër agjenci të OKB UNDP UNFPA, UNICEF dhe UN WOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtareve publike, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjen.

Leave a Reply