Analiza e buxhetimit për rininë në Bashkinë Përmet
“Të buxhetojmë për rininë me rininë”
Rinia në Shqipëri është pjesë e programit dhe politikave të qeverisë dhe citohet si grup prioritar në dokumente të veçantë të hartuar për këtë qëllim. Ofrimi i një tërësie shërbimesh dhe informacionesh edukuese në fushën e shëndetësisë, arsimit, punësimit, zhvillimit ekonomik, kulturës, sportit, argëtimit, mjedisit e vullnetarizmit, si dhe angazhimi i rinisë ne proceset planifikuese e vendimmarrëse, është domosdoshmëri. Këto shërbime mund dhe duhet të ofrohen kryesisht nga njësite bazë të vetë qeverisjes vendore (bashkitë, të cilat jané më afër qytetarëve dhe njohin më mirë nevojat e tyre. Të rejat dhe të rinjtë duhet të jenë pjesë e iniciativave planifikuese e zhvilluese të ndërmarra si në nivel qendror, ashtu edhe nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sidomos nga bashkitë.
Kjo analizë u realizua në kuadër të zbatimit të programit “Për ngritjen, koordinimin dhe zgjerimin e platformës advokuese të shoqërisë civile mbi çështjet e Konferencës Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) dhe Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm (SDGs)”. Publikimi u përgatit nga Observatori për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në emër të rrjetit të organizatave “Zëri i të Rinjve”, me mbështetjen e UNFPA-së.

Leave a Reply