2.Kontraceptivët bashkëkohorë
Kontracepsioni është 1 e drejtë dhe përgjegjësi si për femrat edhe për meshkujt.
• Çelësi i suksesit të kontracepsionit është diskutimi midis partnerëve për të bërë zgjedhjen më të mirë, në mënyrë që të shijoni marrëdhënien seksuale.
• Metoda tradicionale (tërheqja) është vetëm 70% efektive në mbrojtje nga shtatzanitë e paplanifikuara.
• Pilulat kontraceptive, injeksionet kontraceptive dhe spiralja janë shumë të besueshme dhe të sigurta për shëndetin. Prezervativët ofrojnë mbrojtje jo vetëm nga shtatzanitë e paplanifikuara, por edhe nga IST, përfshi edhe infeksionin HIV.
• Kontracepsioni i Urgjencës (K.U) është e vetmja metodë kontraceptive që përdoret pas një marrëdhënie seksualë të pambrojtur deri në 5 ditë (120 orë). Sa më shpejt të merret pas marrëdhënies së pambrojtur seksuale aq më efektiv është parandalimi i shtatzanisë. Kontraceptivi i urgjencës nuk përdoret si metodë e rregullt.
• Një femësr e cila përdor rregullisht K.U ka më tepër të ngjarë të ketë një shtatzani të paplanifikuar, sesa një që përdor kontracepsion tjetër bashkëkohor.
Burimi: Humanitarian association

Leave a Reply