3.Seksualiteti në rang global
• Në mbarë botën Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme janë të përhapura në shkallë të gjerë ndërmjet të rinjve të moshës 15-24 vjeç.
• 60% e infeksioneve të reja dhe gjysma e njerëzve me HIV/AIDS në të gjithë globin i përkasin kësaj grupmoshe (15-24 vjeç).
• Steriliteti mashkullor dhe femëror në dekadat e fundit sipas ekspertëve ndodh për shkak të disa infeksioneve bakteriale (klamidia, gonorea) apo virusale.
• Më shumë se 5 milionë vajza të moshës 15-19 vjeç abortojnë çdo vit, të pambrojtura dhe në kushte ilegale.
• Rreziqet, pasojat mjekësore, psiko-sociale dhe ekonomike të shtatzënisë, lindjes dhe abortit tek adoleshentët janë shumë më të mëdha krahasuar me gratë.
• Gjatë lindjeve vdesin 2 herë më shumë vajza të moshave 15-19 vjeç se sa gra mbi 20 vjeç.
• Problemet fizike psikologjike dhe mënyra e jetesës ndikon në shëndetin seksual.
• Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme shpesh janë të fshehta, mund të mos shfaqin simptoma (shenja ose ndjesi të dukshme) ç’ka e vonon dhe e vështirëson trajtimin.
Burimi: Humanitarian association

Leave a Reply