1.Të drejtat e të rinjve në shëndetin seksual dhe riprodhues?
Të rinjtë kanë:
-Të drejtë për të qenë vetvetja, të marrin vendime të lira, të shprehin vetveten, të shijojnë seksin, të jenë të sigurtë, të zgjedhin nëse do të martohen ose jo dhe të planifikojnë një familje.
-Të drejtë për të marrë informacion rreth seksit, kontraceptivëve, IST-ve përfshi HIV. Të drejtë për të përfituar kujdes shëndetësor i cili duhet të jetë konfidencial, i arritshëm, cilësor dhe i ofruar me dinjitet.
-Të drejtë për të qenë i përfshirë në programe planifikuese me/dhe për të rinjtë, duke marrë pjesë nëpër takime në nivele të ndryshme me qëllim për të ndikuar strukturat e vendimmarrjes.
Burimi: Humanitarian association

Leave a Reply