12-vjeçarja humb betejën me koronavirusin, viktima më e vogël në Evropë
Belgjika ka raportuar vdekjen e një vajze vetëm 12 vjeç si pasojë e koronavirusit, duke shënuar kështu një nga viktimat më të reja në Evropë. Megjithëse COVID-19 është konfirmuar si një virus që rrezikon më së shumti të sëmurët kronikë dhe të moshuarit, rasti i fundit i konfirmuar nga Belgjika, shërben si një kambanë alarmi, që të ruajmë veten, por edhe fëmijët, pasi dhe kjo kategori tashmë është potencialisht e rrezikuar.
Autoritetet në Belgjikë kanë thënë se fëmija deri më tani është personi më i ri, në mesin e mbi 700 viktimave që janë regjistruar në këtë shtet.
Zëdhënësi i qendrës për kriza kombëtare, Emmanuel Andre ka thënë se ky është “një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë, por edhe pas shqetësimit që ka krijuar në komunitetin mjekësor dhe atë shkencor”.
Ende nuk është bërë e ditur nëse vajza ka pasur probleme paraprake shëndetësore.
Një 14-vjeçare nga Portugalia humbi jetën të dielën në mëngjes, ndërkohë që dy vktima të tjerë mes të rinjve janë shënuar në Francë dhe Gjermani (16 dhe 18 vjeç respektivisht).

Leave a Reply