PO! Të rinjtë po sëmuren nga COVID-19
Të rinjtë po sëmuren nga COVID-19
Dëshmi të reja nga Europa dhe Sh.B.A sugjerojnë se të rinjtë nuk janë aq të paprekshëm nga COVID-19 që qarkullon në të gjithë botën, siç mendohej fillimisht.
Megjithëse të dhënat fillestare nga Kina treguan që personat e moshuar dhe ata me probleme të tjera shëndetësore ishin më të prekurit. Të rinjtë nga njëzet vjeç deri tek ata në fillim të dyzetave janë duke u sëmurur rëndë. Shumë kërkojnë kujdes intensiv, sipas raporteve nga Italia dhe Franca. Rreziku është veçanërisht i rëndë për ata me sëmundje të ndryshme, por që nuk janë diagnostikuar akoma.
Të dhënat janë shqetësuese. Në Itali, vendi më i goditur në Evropë, pothuajse një e katërta e afro 28,000 pacientëve me koronavirus janë midis moshës 19 dhe 50 vjeç[1]
Trende të ngjashme janë parë edhe në Sh.B.A. Në mesin e afro 2.500 rasteve të para të prekura me koronavirus në SH.B.A., 705 ishin të moshës 20 deri në 44 vjeç, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve[2] (CDC). Midis 15% dhe 20% përfunduan në spital, duke përfshirë 4% që kishin nevojë për kujdes intensiv. Pak prej tyre nuk mbijetuan.
Në një studim të më shumë se 2,000 fëmijëve të vegjël me Covid-19 nga Kina, i publikuar në Revistën Pediatrike, mjekët kinezë zbuluan se rreth 11% e rasteve tek foshnjat u gjykuan si të rënda ose kritike, siç ishin 7% e atyre që ishin fëmijë të vegjël dhe parashkollorë. Ndërkohë COVID-19 është ende në një normë më të ulët krahasuar me të rriturit, të cilët janë më të prekurit, është një marrëdhënie e papërfillshme statistikisht, por kur flasim për jetë njerëzish, ajo është shumë e domethënëse. [3]
Qëndro në shtëpi!
Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, u shpreh së shpërthimi epidemik ka qenë shumë stresues. Ai u bëri thirrje të rinjve të përqafojnë përpjekjet për të mbrojtur veten dhe popullsinë më të gjerë.
“Askush nuk është i paprekshëm, por edhe nëse ju keni marrë të gjitha masat, ju jeni një pjesë shumë e rëndësishme e përpjekjes kombëtare për të përmirësuar situatën nga përhapja e virusit. Ju nuk jeni një person pasiv në këtë situatë. Ju jeni një pjesë e rëndësishme e planit për të përmirësuar situatën. Ne vërtet kemi nevojë për ju. Kjo nuk është diçka që mund të jetë e suksesshme pa ju”.
Përshtatur nga: Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar, Y-PEER Albania
[1] https://www.statista.com/statistics/1103023/coronavirus-cases-distribution-by-age-group-italy/
[2] U.S. Centers for Disease Control of Prevention

Leave a Reply