Jam shtatzënë! Si mund të mbrohem nga COVID-19?
Gratë shtatzëna duhet të marrin të njëjtat masa parandaluese për të shmangur infektimin me COVID-19 si të gjithë njerëzit e tjerë. Ju mund të mbroheni duke:
- Larë duart sa më shpesh me ujë dhe sapun ose me dezinfektues me bazë alkooli.
- Mbajtur distancën me njerëzit e tjerë dhe shmangur vendet publike.
- Shmangur prekjen e syve, gojës dhe hundës.
- Praktikuar higjienën respiratore. Mbuloni hundën dhe gojën me këndin e bërrylit kur kolliteni ose teshtini.
Nëse keni temperaturë, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, kërkoni sa më parë kujdes mjekësor. Gratë shtatzëna dhe ato që sapo kanë lindur, përfshirë edhe gratë që janë prekur nga COVID-19, duhet të vazhdojnë të kryejnë vizitat mjekësore si zakonisht.
Materiali është përshtatur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Leave a Reply