6.Si t’i parandalojnë problemet e shëndetit riprodhues njerëzit
Shëndeti riprodhues nënkupton atë që njerëzit të kenë aftësi të riprodhojnë dhe të jenë të lirë për të vendosur për kohën dhe numrin e fëmijëve. Si dhe të bëjnë një jetë seksuale të kënaqshme e sigurt. Kujdesi për shëndetin riprodhues përfshin një tërësi metodash, teknikash dhe shërbimesh shëndetësore që ndikojnë mbi shëndetin riprodhues të njerëzve, duke parandaluar e zgjidhur problemet, si më poshtë:
- a) Shërbime dhe këshillim, informim, edukim, komunikim për planifikimin familjar;
- b) Shërbime dhe edukim për kujdesin para lindjes, lindje të sigurt dhe kujdes pas lindjes;
- c) Shërbime dhe edukim për fëmijët, adoleshentët dhe kujdes shëndetësor për gruan;
ç) Parandalim e trajtim për infeksionet seksualisht të transmetueshme, HIV/ AIDS dhe sëmundjeve riprodhimit;
- d) Abort i sigurt dhe menaxhimi i komplikacioneve lidhur me abortin;
- dh) Informim, edukim dhe këshillim mbi seksualitetin dhe shëndetin seksual;
- e) Shërbime referimi për planifikimin familjar, komplikacionet e shtatzanisë, abortin, infertilitetin, infeksionet e traktit riprodhues, kanceret e gjirit dhe kanceret e sistemit riprodhues, menopauzën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV/AIDS;
Burimi: Anisa Subashi

Leave a Reply