5. Si mundet shëndeti riprodhues të sjellë zhvillim?
UNFPA është një promovues i madh i prezervativëve, të cilët ofrojnë një nga format më efektive të mbrojtjes nga ISTdhe HIV. Shëndeti seksual i sigurtë e riprodhues si dhe të drejtat e njerëzve, janë thelbësore për zhvillim. Konferenca Ndërkombëtare për Popullsinë dhe Zhvillimin krijon një lidhje të ngushtë midis shëndetit riprodhues, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Kur nuk përmbushen nevojat e shëndetit seksual dhe riprodhues, individët janë të privuar nga e drejta për të bërë zgjedhje vendimtare rreth trupave dhe të ardhmes së tyre, me një ndikim të vazhdueshëm mbi mirëqenien e familjeve të tyre e për brezat e ardhshëm. Për shkak se gratë mbajnë fëmijët, pra shpesh kanë përgjegjësi për edukimin e tyre, çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues nuk mund të ndahen nga barazia gjinore. Në mënyrë kumulative, mohimi i këtyre të drejtave përkeqëson varfërinë dhe pabarazinë gjinore.
Njerëzit që radhiten jashtë një klinike për shëndetin riprodhues, është diçka që shihet vetëm në vendet në zhvillim si Vietnam, ku problemet e shëndetit riprodhues janë shkak kryesor i një gjendje të keqe shëndetësore, vdekjes së grave dhe vajzave në moshën e lindjes. Gratë e reja vuajnë në mënyrë të vazhdueshme nga shtatzanitë e padëshiruara, aborti i pasigurtë, vdekjet, aftësitë e kufizuara, infeksionet seksualisht të transmetueshme, dhunën me bazë gjinore dhe probleme të tjera të ngjashme.
Të rinjtë gjithashtu janë jashtëzakonisht të prekshëm, shpesh përballen me pengesa në informimin dhe kujdesin shëndetësor seksual dhe riprodhues. Për shembull, të rinjtë ndikohen nga HIV, dhe çdo vit miliona vajza përballen me shtatzëni të padëshiruara, duke u ekspozuar ndaj rreziqeve gjatë lindjes ose aborteve të pasigurta si dhe privohen nga e drejta për të shkuar në shkollë. Ndaj shëndeti riprodhues i adoleshentëve është një tjetër fokus i rëndësishëm i punës së UNFPA.
Burimi: UNFPA

Leave a Reply